• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si e ka hedhur në ankand Edi Rama, bashkinë e Tiranës? Plani misterioz për zgjedhjet e 2027!

29/05/2026
in Kryesore, Politikë
Si e ka hedhur në ankand Edi Rama, bashkinë e Tiranës? Plani misterioz për zgjedhjet e 2027!

Erion Braçe ka nisur prej kohësh një parafushatë për të marrë pëlqimin e përkrahësve të së majtës, me synimin për të kandiduar si kryetar bashkie në zgjedhjet e vitit 2027. Por deri tani nuk ka pasur asnjë mbështetje nga Edi Rama.

Madje, siç mësohet, plani i kreut të mazhorancës është krejt i kundërt me Braçen dhe ambicien e tij politike.

Ka shumë gjasa që edhe vijimi i kësaj parafushate të ketë të njëjtën heshtje nga Edi Rama, i cili me vetëdije po e lejon situatën në Tiranë të degradojë, për të rritur sa më shumë pakënaqësinë popullore ndaj kryetarit në fuqi, i cili ndodhet në qeli.

Një sadizëm politik i mirëmenduar, pasi, siç mësohet, ekziston një plan mjaft perfid për zgjedhjet e vitit 2027. Një plan për të cilin po zien e gjithë PS-ja, por edhe mjediset diplomatike të Tiranës.

Zërat thonë se “i gjati” e ka nxjerrë në ankand postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e ditur se Sali Berisha nuk ka këllqe ta marrë bashkinë, edhe pse kandidati që përflitet, Ilir Alimehmeti, nuk është i keq.

Plani synon të përhapë idenë se Edi Rama ia ka lënë Tiranën opozitës në vitin 2027, por kërkon që kandidati që do të dalë të ketë pëlqimin e tij.

Pra, që në fillim duhet marrë “OK”-i i Sali Berishës, i cili, përmes negociatave të fshehta, duhet të nxjerrë një njeri që i pëlqen Ramës.

Loja nuk duket se synon t’i bëjë qejfin Sali Berishës, edhe pse, në fund të fundit, ia bën goxha. Gjithçka duket pjesë e një plani për të krijuar përshtypjen te ndërkombëtarët se Rama po lëshon pushtet.

Kur në të vërtetë po përpiqet të orientojë zgjedhjen e një kryetari bashkie me pushtet të limituar.

Edi Rama i frikësohet si Erion Braçes, ashtu edhe ndonjë figure të re nga pozita, që mund të dalë si personazh politik dhe të kthehet në alter ego të tij.

Ai synon një kandidat që të dërrmojë Erion Veliajn dhe trashëgiminë e viteve të tij, por jo pushtetin politik të Edi Ramës.

Një kryetar i ri bashkie nga opozita nuk do të kishte asnjë mundësi reale për të ndalur planin e Ramës për kullat, për shembull, pasi nuk ka kompetencat vendimtare. Madje edhe lejet e ndërtimit të bashkisë duhet të marrin “OK” nga KKT-ja, ku kryetar është vetë Edi Rama.

Synimi është të gjendet një kryetar bashkie që të mësohet dhe të joshet me përfitimet e pushtetit vendor, për ta negociuar më pas dhe për ta futur nën sqetull.

Frika e Ramës është që nga zgjedhjet e vitit 2027 të dalë një figurë që të shpallë rezistencë ndaj politikës së tij dhe të mbjellë një lëvizje të madhe kundër tij.

Një lëvizje e tillë kërkon kohën e vet, por mund të marrë simpatinë e shumë faktorëve, mbi të gjitha të qytetarëve dhe sidomos të rinisë.

Nga ana tjetër, një figurë e tillë do të kishte mbështetje të fortë nga BE-ja, përkatësisht Gjermania, e cila po punon për të gjetur një anti-Ramë që ta çmontojë politikisht.

Ndaj Edi Rama i ka bërë gati manovrat e tij, të cilat, siç mësohet, do t’i vërë në lëvizje me kujdes, dhe shumë shpejt.

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!