• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si Abi Malltezi e Damir Fazlliç tentuan të grabisnin 77 ha në “Kepin e Palit”; Sali Berisha shkarkoi shefat që nuk firmosën

28/05/2026
in Kryesore, Politikë
Si Abi Malltezi e Damir Fazlliç tentuan të grabisnin 77 ha në “Kepin e Palit”; Sali Berisha shkarkoi shefat që nuk firmosën

Në prill 2012, dhëndri i Berishës dhe serbo-boshnjaku Damir Fazlliç nisën lëvizjet për të hequr Bazën Detare ‘Kepi i Palit’ nga inventari i ushtrisë, me qëllim ndërtimin resorte, hotelesh, pallatesh e porti jahtesh. Oficerët që refuzuan të firmosnin u shkarkuan menjëherë. Skema u zbulua nga NATO dhe Ambasada Amerikane, të cilat u vunë në dijeni…

Po publikojmë një skemë grabitjeje të pasurisë shtetërore ushtarake, nga i pandehuri Jamarbër Malltezi gjatë pushtetit të vjehrrit të tij kryeministër Sali Berisha, të dy në proces gjyqësor penal për aferën me truallin e ish-kompleksit “Partizani”.

Fakti është ky: Në muajin prill 2012, Jamarbër Malltezi dhe serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, mik e ortak biznesesh me familjen “Berisha”, nisën lëvizjet për të grabitur tokën e Bazës Ushtarake Detare “Kepi i Palit” me sipërfaqe 77 hektarë në Durrës.

Në atë hapësirë bregdetare me sipërfaqe 770 mijë m², ata kishin projektuar të ndërtonin resorte, hotele, komplekse me vila e pallate, madje edhe port jahtesh e port tregtar privat, me vendime e leje nga qeveria.

Brenda 3 muajve, dhëndri Malltezi dhe ortaku Fazlliç, duke shfrytëzuar fuqinë e pushtetit të Sali Berishës, bënë gati privatisht dosjen me dokumentat e institucioneve qendrore, që do të firmosnin për të hequr Bazën Detare “Kepi i Palit” nga plani i përhapjes dhe inventari pronësor i ushtrisë.

Tentativa e binomit Malltezi- Fazlliç për ta grabitur nëpërmjet heqjes nga struktura e Forcës Detare kishte nisur në muajin dhjetor 2011, gjatë një analize pune vjetore të organizuar në bazën “Kepi i Palit” nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Në atë takim sekret të ministrisë dhe strukturave ushtarake detare të sigurisë, prezent ishin dhe Jamarbër Malltezi e Damir Fazlliç, njëri i prezantuar si “Ekspert mjedisi” dhe tjetri si “Këshilltar i kryeministrit Sali Berisha për çështjet e sigurisë rajonale”.

Në atë mbledhje, Komandanti i Forcës Detare, Kudret Çela, dhe Shefi i Shtabit e vartësit, mes tyre Kristaq Gërveni, në kundërvënie të skemës për të grabitur “Kepin e Palit”, i thanë ministrit se po hartonin planin 10-vjeçar për zhvillimin logjistik të Forcës Detare.

Dokumenti u hartua nga një grup pune nën drejtimin e Kapiten Artur Meçollarit dhe u firmos nga Komandanti i Forcës Detare, Kudret Çela, ndërsa në muajin shtator 2012 iu dorëzua ministrit Arben Imami, Shtabit të Ushtrisë dhe zyrës së NATO-s në Tiranë.

Në muajin tetor 2012, Kapitenit të Forcës Detare, Artur Meçollarit, iu kërkua nga ministri të firmoste heqjen e Bazës Detare “Kepi i Palit” nga plani i përhapjes së ushtrisë.

Por ai refuzoi të firmoste; refuzim që i kushtoi shkarkimin e menjëhershëm nga detyra që kishte dhe transferimin në Komandën e Doktrinës, ndërsa në fund të muajit dhjetor, shkarkuan dhe përjashtuan nga ushtria Komandantin e Bazës Detare të Ushtrisë, Kudret Çelën, por pas tij përjashtuan nga ushtria dhe Kapiten Artur Meçollarin.

Ndërsa kupola e Ministrisë së Mbrojtjes, paralelisht dhe në mënyrë të fshehtë, kishte bërë gati miratimin e projektit Malltezi-Fazlliç, për ta nxjerrë bazën detare “Kepi i Palit” nga inventari i ushtrisë dhe kalimin te privatët d.m.th te Abi Malltezi, për zhvillim me resorte, hotele, komplekse me vila e pallate, madje edhe port jahtesh e port tregtar privat.

E vërteta është që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, nuk e firmosi skenarin “Malltezi- Fazlliç” për grabitjen e bazës detare “Kepi i Palit” në Durrës, por e firmosi Sandër Lleshi, atëherë me detyrë Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Madje, sipas Meçollarit, Gjeneral Sandër Lleshi ishte funksionari më aktiv që bënte presion agresiv ndaj vartësve për të firmosur grabitjen e bazës ushtarake detare në Durrës, duke e thënë hapur se tokën do ta merrnin dhëndri i Sali Berishës dhe miku i tyre Damir Fazlliç.

Por fakti që u vunë në dijeni zyra e NATO-s dhe Ambasada Amerikane në Tiranë e shpëtoi bazën detare “Kepi i Palit” në Durrës nga grabitja që kishte inskenuar dhëndri i Sali Berishës./Pamfleti

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!