• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Shqiptarët votuan! Shkodra, Fieri dhe Elbasani vulosën shumicën e Ramës

22/05/2025
in Politikë
Shqiptarët votuan! Shkodra, Fieri dhe Elbasani vulosën shumicën e Ramës

Tashmë që rezultatet po shkojnë drejt certifikimit, emocionet e numërimit të votave ditët e para po ia lënë vendin ftohtësisë së shifrave dhe rezultateve që solli 11 Maji.

Shqiptarët votuan dhe vendosën që në Parlamentin e ri të kenë një shumicë të cilësuar deputetësh që do t’i përkasin vetëm një partie politike, dhe ajo është Partia Socialiste.

Po të shohësh tabelat e rezultateve të prodhuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kupton në një vështrim të përgjithshëm se dy partitë që pësuan rritje në nivel kombëtar, krahasuar me katër vjet më parë, janë PS-ja dhe Partia Socialdemokrate.

Socialistët siguruan 88.184 vota më shumë se në vitin 2021, ndërsa partia e Tom Doshit fitoi 14.415 vota më shumë. Formula e llogaritjes së mandateve, megjithatë, nuk e favorizoi PSD-në, që nga 3 mandate të merrte më shumë, duke qëndruar në të njëjtat kuota si në vitin 2021. Ndërsa gati 90 mijë votat plus të socialistëve u përkthyen në 9 deputetë më shumë krahasuar me katër vjet më parë.

Nga qarku në qark, shifrat kanë lëvizur në mënyra të ndryshme. Në Shkodrën e vitit 2025, PD-ja humbi 4.180 vota, por arriti të ruante 5 mandate deputetësh. PS-ja fitoi në Shkodër 10.125 vota më shumë, duke siguruar edhe një deputet më shumë; nga 3 u bë me 4 në Shkodër, çka do të thotë se të majtët i kanë rrëmbyer elektoratit të opozitës mandatin që mbante LSI-ja katër vjet më parë. PSD-ja me 16.806 vota ruajti në Shkodër 2 mandate.

Në rastin e opozitës, situata vlerësohet në dy mënyra, sepse në vitin 2021, LSI-ja dhe PD-ja garuan veç e veç dhe së bashku morën 729.725 vota, duke u ndarë nga të majtët e Edi Ramës asokohe vetëm për 38.409 vota.

Në këto zgjedhje, partia e z. Ilir Meta ishte pjesë e koalicionit të demokratëve dhe morën së bashku me të gjitha partitë e tjera të vogla 529.435 vota, duke humbur në total 200.290 vota në krahasim me 4 vjet më parë.

Në këtë llogari nuk hyn partia e Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik, e cila mori në këto zgjedhje 20.864 vota.

Partitë e reja janë rishtare në këto llogari dhe ende nuk është e qartë se nga cilat shtresa e tërhoqën votën, nga partitë tradicionale apo nga elektorati gri.

Në Durrës, rezultati për numër mandatesh nuk ndryshoi, pavarësisht se PD-ja humbi më shumë se 4 mijë vota dhe PS-ja u rrit me më shumë se 7 mijë vota. Elbasani vulosi për PS-në atë që nuk arriti Durrësi në llogaritë e socialistëve.

Gazetare: Sonila Agostini

Më të lexuarat

  • Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fytyra të nxira dhe të vrenjtura: Muli dhe “profesori” nxijnë në fjalimin e “fitores” së Berishës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Avokati i Berishës tregon pse kandidoi i vetëm në zgjedhjet për kryetar të PD: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e ka blerë Babloku “gjyshin” e PD, me para dhe leje ndërtimi për Zenin dhe dhëndrin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!