• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Shpresa për paqe nuk mjafton”, Gjermania i frikësohet Rusisë, kërkon raketat me rreze të gjatë veprimi

05/08/2024
in Botë
“Shpresa për paqe nuk mjafton”, Gjermania i frikësohet Rusisë, kërkon raketat me rreze të gjatë veprimi

Gjermania i frikësohet një Rusie agresive dhe si rrjedhojë kërkon me ngulm vendosjen e sisteme të armëve me rreze të gjatë veprimi në tokën e saj. Alarmin e ka ngritur ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Me anë të një mesazhi Ministrja e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar se “shpresa” për ruajtjen e paqes nuk është e mjaftueshme dhe vendi duhet të vendosë sisteme të armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi në tokën e tij për t’u mbrojtur kundër Rusisë.

“Ajo që na mbron tani është se ne investojmë në sigurinë dhe forcën tone. Dhe kjo përfshin vendimin për vendosjen e sistemeve amerikane të armëve me rreze të gjatë. Sepse ne kemi nevojë për një pengesë të besueshme. Një pengesë që mbron gjithashtu polakët, shtetet baltike dhe finlandezët – partnerët tanë që kufizohen drejtpërdrejt me Rusinë”, u shpreh Annalena Baerbock, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë.

Baerbock, pjesë e koalicionit të drejtuar nga Kancelari Olaf Scholz, argumentoi se forcat e armatosura të Ukrainës, me mbështetjen perëndimore, “po mbrojnë me guxim vendin e tyre. Ajo akuzoi Putinin për sulme “hibride” destabilizuese, duke përfshirë sabotimin, ndaj vendeve fqinje.

“Rusia është përgatitur për këtë luftë për një kohë të gjatë. Për vite me radhë ajo ka prishur traktatet e mëparshme dhe më pas ka përfunduar traktatet e çarmatimit. Ajo ka zhvilluar armë të ndaluara që mund të pajisen me armë bërthamore. Dhe i ka vendosur në Kaliningrad, më pak se 600 km larg Berlinit. Rusia e Putinit filloi luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945. Të bësh politikë të jashtme sot do të thotë të pranosh se parimi i shpresës nuk do të na mbrojë nga Rusia e Putinit”, tha Annalena Baerbock, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë.

Gjermania është dakordësuar me Shtetet e Bashkuara për të vendosur raketa të reja amerikane, të cilat janë të afta të godasin në një rreze prej 2 mijë e 750 km me shpejtësi disa herë më të larta se zëri, duke e pasur Moskën në një shënjestër të drejtpërdrejtë.

/a.r

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!