• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Shpirtra të humbur kërkojnë Shqipëri të re”/ Spiropali ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Pastro PS-në nga ndryshqet

21/06/2026
in Kryesore, Politikë
“Shpirtra të humbur kërkojnë Shqipëri të re”/ Spiropali ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Pastro PS-në nga ndryshqet

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e djeshme, tha se ka disa shpirtra të humbur brenda PS-së, që duan Shqipëri të re. Gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë, Rama ironizoi idenë e një “Shqipërie të Re”, një koncept që Spiropali e ka promovuar në daljet e saj të fundit publike. Rama madje shtoi se po priste draftin e kësaj marrëveshje për Shqipërin e Re.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Spiropali, e cila bojkotoi mbledhjen e djeshme, mbrojti idenë e saj për një ‘Shqipëri të Re’, teksa theksoi se marrëveshja për të cilin ajo flet, është për një Shqipëri më të hapur, më të drejtë, më meritokratike dhe më europiane.

Ish-kryetarja e Kuvendit ‘thumboi’ Ramën duke thënë se edhe PS-ja duhet të gjejë forcën për të pastruar veten nga të korruptuarit dhe ata të cilët kanë probleme me drejtësinë, në mënyrë që të ecin përpara. Spiropali shtoi se nëse PS-ja nuk vendos të reflektojë, atëherë Shqipëria do të mbetet peng i saj.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin“, shkruan Spiropali.

Vlen të theksohet se përplasja e Spiroplait me Ramën vjen në një kohë tepr të tensionuar dhe delikate, ku vetëm pak ditë më parë deputetja Marjana Koçeku deklaroi largimin e saj nga grupi parlamentar i PS-së. Në javët e fundit, Spiropali gjithashtu ka artikuluar publikisht qëndrime që janë interpretuar si kritika ndaj mënyrës së ushtrimit të pushtetit nga Rama.

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!