Ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Brukselit. Një avion i Scandinavian Airlines ishte gati të nisej për në Kopenhagen. Në bord kishte 135 pasagjerë. Fluturimi ishte me vonesë, por deri aty gjithçka ishte normale.
Avioni nisi lëvizjen drejt pistës. Në një kthesë, pilotët u futën më herët seç duhej dhe u rreshtuan në një rrugë që përdoret për lëvizje brenda aeroportit, paralel me pistën kryesore të ngritjes në ajër. Aty, pa e kuptuar menjëherë gabimin, u përgatitën për t’u ngritur dhe rritën shpejtësinë.
Shpejtësia arriti deri në 107 nyje, shumë pranë nivelit të zakonshëm të ngritjes në ajër. Problemi ishte se ajo rrugë nuk ishtë pistë. Ishte shumë më e shkurtër.

Grafika që tregon lëvizjen e avionit
Ndërsa hapësira po mbaronte, pilotët e ndërprenë manovrën dhe shtrënguan frenat fort. Ata arritën ta ndalnin avionin në fund të rrugës shumë pranë depozitave të karburantit të aeroportit.
Pasagjerët e përshkruan ndalesën si të fortë dhe të papritur. Pas kësaj, të gjithë zbritën me shkallë dhe u kthyen në terminal me autobusë. Askush nuk u lëndua.
Moti ishte i mirë dhe nuk besohet të ketë ndikuar në këtë rast. Kompania ajrore tha se po heton çfarë ndodhi dhe se siguria mbetet përparësi.
Fluturimi nuk u realizua. Për pak metra dhe disa sekonda, historia që do të ishe duke lexuar mund të kishte qenë krejt tjetër.










