• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Injoranca e gazetarëve VIP: Nuk dinë as emrin e aeroportit të Rinasit. Ja si i mashtrojnë shikuesit

06/02/2026
in Kryesore, Sociale
Injoranca e gazetarëve VIP: Nuk dinë as emrin e aeroportit të Rinasit. Ja si i mashtrojnë shikuesit
Shpërndaje me miqtë

Blendi Fevziu e ka pompuar fort në emisionin e tij ‘Opinion’ aludimin se Jeffrey Epstein ka qenë në Shqipëri. Për këtë, kishte te ftuar gazetarin e oborrit të Sali Berishës, Basir çollakun.

Mirëpo pretendimi i te dyve ishte se kishin bërë zbulimin e madh: Epstein apo së paku avioni i tij kishte qenë në Shqipëri, sigurisht gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Dhe për këtë injoranti i parë përdorte si fakt se në udhetime përmendej aeroporti me inicialet ALB ndërsa injorant që e kishtë ftuar bënte si i çuditur nga zbulimi apostafat për emisionin e tij.

Mirëpo Fevziu edhe pse ka bredhur mbi 150 vende të botës (gjë për të cilën mburret publikisht), nuk bën apo nuk do ta bëjë dallimin se Aeroporti “Nënë Tereza” nuk i ka akronimet ALB, por TIA (Tirana International Airport).

Me inicialet ALB e gjithë bota njeh aeroportin e Albany, New York. Domethënë bileta që i faturohen te dyë “ekspertët” flet për një lëvizje brenda SHBA.

Për këtë rast, një shuplakë Çollakut dhe Fevziut ia ka dhënë edhe Evi Kokalari. Meqenëse Fevziu i bllokon komentet dhe nuk lejon që qytetarët të japin mendimet e tyre në rrjetet sociale, ne po përcjellim videon e tij dhe komentin e Kokalarit.

EVI KOKALARI:

Fevziu mbrëmë kishte një segment ku pretendonte se Jeffrey Epstein kishte ardhur në Shqipëri më 11 shtator 2018.
I gjithë ky “zbulim” u bazua në një flight log të gjetur mes dokumenteve të lëshuara së fundmi nga DOJ dhe në kodin ALB, që ata pretendojnë se është aeroport shqiptar.
Me gjithë udhëtimet që Fevziu ka bërë duke u nisur dhe mbërritur në Rinas këto 35 vitet e fundit, i ka shpëtuar një detaj elementar: kodi i aeroportit shqiptar është TIA, jo ALB.
ALB është kodi i aeroportit ndërkombëtar të Albany, në New York.
TIA është Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Jeffrey Epstein nuk ka qenë kurrë në Shqipëri, dhe as avioni i tij nuk është ulur ndonjëherë këtu.
Gazetaria në Shqipëri të lë pa fjalë.
May be an image of text that says 'PINION Follow Opinion TV Show 19h Kush erdhi me avionin e Epstein në Tiranë Te Shtator 2018? #blendifevziu #albania #epstein- Basir Collaku CORR TOGWT 069195 LDGWT 045598 AVG WIND DIR/SPD 276/052 ALTN KEWR DIST 0118 BOW W/c M002 042214 PAYLOAD 000180 DIST 3344 VESAN UL613 SANDY 601 LESTA UP6 PRD6t0M65 65 KUGUR DCT PIKIL DCT 57N020W DCT 58N030W DOF CT HOIST N602A COVAN DCT HANAA DCF ALB V489 GUR/0430/ALB/0160 IND MO42 AVG TEMP DEV 38 B/o P03 024543 PL 000180 0204 NM 0219 NM 2814 1599 TOW 069195 CRZ M80 FUEL BURN FUEL BURN'
May be an image of map and text that says 'AMERICANEXPRESSTRAVEL AMERICAN EXPRESS TRAVEL Log In Flights 安 Trip type: Round Trip Number of Travelers: 1 Flight Class: Economy Where from? ©Where to? to? ALB, Albany, N TIA, Tirana, Alk Depart FReturn'

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kujtimet e dhëndrit të Mussolinit: Kur ajka e shqiptarisë “dorëzoi” Ahmet Zogun dhe lugët prej argjendi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokracia në thes

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!