AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Shkëmbim territoresh pas takimit Putin-Trump? Zelensky: Nuk e pranojmë

by SHT Media
09/08/2025
in Botë
6
0
Shkëmbim territoresh pas takimit Putin-Trump? Zelensky: Nuk e pranojmë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me atë rus Vladimir Putin më 15 gusht në Alaska për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë.

Njoftimin e shumëpritur e bëri kreu i Shtëpisë së Bardhë në një postim në rrjetet sociale, pasi tha se palët ishin pranë një marrëveshje që mund të zgjidhte konfiktin më shumë se 3-vjeçar, shkruan A2.

Ujdia mund t’i kërkojë Ukrainës të dorëzojë një pjesë të konsiderueshme territori. Teksa ju drejtua gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump sugjeroi se marrëveshja mund të përfshijë shkëmbime: “Është e komplikuar. Në fakt, nuk është asgjë e lehtë. Është shumë e komplikuar. Por, do të marrim një pjesë të territorit, e do të shkëmbejmë disa. Do të ketë disa shkëmbime territoresh në të mirë të të dyjave palëve. Por, do të flasim për këtë më vonë”.

Megjithatë, Presidenti Volodymyr Zelensky e bëri të qartë të shtunën se Ukraina nuk mund ta shkelë Kushtetutën e saj për çështje territoriale, duke thënë se ukrainasit nuk do të heqin dorë nga toka e tyre.

“Presidenti Trump njoftoi përgatitjet për takimin e tij me presidentin Putin në Alaska. Shumë larg kësaj lufte që po bëhet ndaj tokës dhe njerëzve tanë, dhe që nuk mund të mbyllet pa ne, pa Ukrainën. Sigurisht ne nuk do ta shpërblejmë Rusinë për atë që bëri kundër nesh. Ukrainasit meritojnë paqe, por partnerët duhet ta kuptojnë se çfarë është një paqe dinjitoze. Përgjigjja për çështjen e shkëmbimit të territoreve është në Kushtetutë dhe ne nuk do të devijojmë prej saj. Ukrainasit nuk do t’i japin tokën e tyre pushtuesve”, tha Zelensky.

Edhe Kremlini konfirmoi takimin, me këshilltarin e lartë Yuri Ushakov që tha se bisedimet mes dy udhëheqësve do të fokusoheshin tek mundësitë për një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë.

Putin do aneksimin e 4 rajoneve, Luhansk, Donjetsk, Zaporizhia dhe Kherson, pas Krimesë së pushtuar në 2014. Por, forcat e tij nuk e kanë kontrollin e plotë të territorit në këto rajone. Bloomberg raportoi më herët se zyrtarët rusë dhe ata amerikanë po punonin drejt një marrëveshje që do t’i jepte Moskës territorin e kontrolluar aktualisht, por Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë pretendimet.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

21/10/2026

Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

21/10/2026

Djalli u kthye!

21/10/2026

Sot, 31 vite nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës, i biri: Nuk kërkojmë gjakun e tij, por trupin! Berisha dhe Rama…

21/10/2026

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

21/10/2026

Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

21/10/2026

Nga drejtor i SHISH, te protesta kundër Ramës! Kush është Sandër Kovaçi?

21/10/2026

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

20/10/2026

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

20/10/2026

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

20/10/2026

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

20/10/2026

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

20/10/2026

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

20/10/2026

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

20/10/2026

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël
  • Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.