AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Shkarkimi i Veliajt nuk është politik”| Rusmaili sqaron kaosin e krijuar me interpretimin e ligjit

by SHT Media
02/10/2025
in Politikë
6
0
“Shkarkimi i Veliajt nuk është politik”| Rusmaili sqaron kaosin e krijuar me interpretimin e ligjit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

|Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe ankimimi në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet brenda 15 ditëve. Ky i fundit, pezullon efektin e vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë, neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore, në pikën C të tij, parashikon propozim të shkarkimit kur kryebashkiaku nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.|

Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Rusmaili, sqaroi në një lidhje direkte për “Opinion” referencën ligjore për rastin më të diskutuar së fundmi, atë të Erion Veliajt. Sipas tij, referenca e bërë deri më tani për çështjen është e gabuar.

“Neni 115 i Kushtetutës ka përcaktuar një shkak kushtetues, shkelja e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve, që është identik me shkronjën A të nenit 62, të ligjit për qeverisjen vendore. Rasti në fjalë është vetëm shkronja C e nenit 62. Vetëm ai rast ka lidhje me nenin 115! Kushdo që flet për të tjerat, ka ngatërruar rastin. Kjo referencë është pa lidhje, e gabuar!”, deklaroi ai.

Rusmaili theksoi se është krijuar një “kaos në media me interpretimin e dispozitave ligjore, për shkak të interesave konkurruese që kanë palët”.

 “Nuk ka paqartësi! Është vetëm tek opinionistët”, nënvizoi ai.

Ai dha një shpjegim të detajuar lidhur me nenin 115 të Kushtetutës së Shqipërisë, si më poshtë:

“Ka shumë abuzim për qëllimin dhe përmbajtjen e tij, nuk përcakton kompetencën e Këshillit të Ministrave për të shkarkuar kryebashkiakun. E dyta, nuk është nen që përcakton shkaqet e shkarkimit të organit të pushtetit vendor. Ka një funksion të rëndësishëm që qëndron në dhënien e garancive të posaçme për t’u mbrojtur nga ndërhyrja e pushteteve të tjera.”

Po cilat janë këto ndërhyrje?

“Në rast se Këshilli i Ministrave me vullnetin e tij politik, konsideron se organi i pushtetit vendor ka shkelur Kushtetutën ka të drejtë ta shkarkojë. Shkarkimi ka dy garanci të fuqishme, e para shkon në Kushtetuese, dhe ka garancinë proceduriale të pezullimit të aktit. Por në rastet kur shkarkimi është politik, por jo në rrethana të tjera! Kur vjen prej dënimit penal, është rrethanë që vjen nga gjykatat. Kur mungon në detyrë, ky nuk është shkak politik, por juridik!”, shpjegoi Rusmaili.

Ai e përsëriti disa herë se shkarkimi i Veliajt ka të bëjë vetëm me gërmën C të nenit 62, që lidhet me mosparaqitjen e tij në detyrë, për shkak të burgosjes.

Po nëse Kushtetuesja e gjen shkarkimin e tij të padrejtë, a do ketë një paradoks?

“Ju po më kërkoni të mbaj qëndrim ndaj një vendimi të mundshëm, kur qëndrimi më normal i një profesionisti do të ishte të respektonte vullnetin e Gjykatës Kushtetuese, që do ta ngjizë kur t’i vijë kohë. Deri më sot, nuk ka qëndrim të Kushtetutës në një rast të ngjashëm”, u përgjigj ai.

“Kjo gërmë zbatohet për herë të parë në vend”, theksoi Rusmaili.

Po lind pyetja, a mund të apelohet dekreti i Presidentit?

“Zoti Veliaj ka një ekip të madh juristësh, në aktet e shkarkimit ai ka pasur sqarimin ligjor për rrugën që duhet të ndiqte për të mbrojtur interesat e tij. Ai ka zgjedhur të provojë forcat në këtë rrugë. Të drejtën e ankimit e ka, duhet të gjejë rrugën e vet. Nuk ka akte që nuk ankimohen!”

Presidenti i Republikës dekretoi këtë të mërkurë, datën 9 nëntor 2025, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.