Një sherr mes disa adoleshetëve është regjistruar këtë të martë në lagjen nr.2.
Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se i lënduar ka mbetur një 15-vjeçar.
Ndërkohë deri më tani policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar 5 të mitur në Komisariat.
“Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.











