AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

by SHT Media
17/02/2026
in Politikë
6
0
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova festoi 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë me aktivitete dhe marshime në kryeqytet. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mijëra qytetarë u mblodhën me flamuj kombëtarë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e saj që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Marshimit me moton “Drejtësi, jo politikë” iu bashkuan familjarë të ish-drejtuesve të UÇK-së, përfaqësues politikë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të rajonit, si dhe presidentja Vjosa Osmani.

I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në Radio Televizioni Shqiptar (RTSh1) nga moderatorja Alba Alishani, historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se Kosova, pas shpalljes së shtetësisë, ka bërë përparime të dukshme.

Sipas Xhufit, vendi ka ecur përpara falë kontributit të klasës politike dhe të popullit të Kosovës, i cili në kushte të vështira ka ditur të shfrytëzojë lirinë për zhvillim ekonomik dhe në fusha të tjera. Ai e cilësoi ditën si të përzier, pasi festa e pavarësisë përkon me procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të luftës çlirimtare.

“Kosova pas shpalljes së shtetësisë është më mirë ka ecur përpara, ka mërit klasa politike, ka meritë populli i Kosovës ku në kushte të vështira ka arritur që të gjej vetveten, të shfrytëzoj lirinë që është gjë e madhe liria, për të përparuar në drejtimin ekonomik dhe drejtimet e tjera. Sot ka qenë një ditë e përzier, festohet shpallja e pavarësisë një ngjarje e madhe që festohet çdo vit por kjo qëllon me një fakt absurd, paradoksal që drejtuesit kryesore të fazës derteminuese të Kosovës, që ka qenë lufta çlirimtarë e Kosovës që është udhëhequr nga djemtë e vajzat e cila e kaloi në një fazë të re rezistencën kundër pushtuesit serb”, u shpreh historiani Xhufi.

Historiani rikujtoi se në vitin 1997, çështja kryesore në agjendën ndërkombëtare për Kosovën lidhej me marrëveshjen për arsimin mes Prishtinës dhe Beogradit, që synonte lejimin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë në objektet shkollore.

Sipas tij, pala serbe e konsideronte çështjen e Kosovës si të brendshme të Jugosllavisë dhe refuzonte ndërkombëtarizimin e saj.

Ai theksoi se ngjarje si masakra në Prekaz dhe dalja publike e UÇK-së shënuan një kthesë drejt rezistencës së armatosur kundër pushtetit serb, proces që çoi më pas në çlirimin e Kosovës.

“Në vitin 1997 çështja kryesore që komuniteti ndërkombëtar ngrinte për Kosovën dhe që ishte në agjendën për bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit ishte një marrëveshje për arsimin që të lejoheshin nxënësit e shkollave dhe studentët që të futeshin në lokalet e shkollave tek të cilat nuk lejoheshin që të bënim mësim. Kjo ishte kërkesa dhe nuk kishte kërkesa politike, pala serbe nuk pranonte implikimin e komunitetit kombëtar duke thënë se çështja Kosovës është çështje e brendshme e Jugosllavisë. Kaluan disa muaj dhe ndodhi masakra në Prekaz, ndodhi vrasja e mësuesit në të cilët UCK u shfaq për herë të parë në mënyrë të hapur dhe kjo i dha dorë një forme tjetër radikale te qëndresës të popullit të Kosovës që ishte lufta e armatosur kundër pushtuesit serb dhe mbas një viti Kosova u çlirua”, tha Xhufi.

Historiani Pëllumb Xhufi theksoi se në aktivitetet e organizuara në Kosovë ishin të pranishme të gjitha forcat politike, të cilat, sipas tij, bënë mirë që u bashkuan në një ditë që përveç festës kishte edhe një dimension të zymtë.

“Në Kosovë të gjithë forcat politike ishin prezentë, ishin për të protestuar dhe bën shumë mirë që ishin në këtë ditë që ishte dhe e zymtë. Ajo e cila shqetëson dhe është shumë aktuale pas vendimit që dha Gjykata Speciale e Hagës dhe është e tmerrshme që po jetojmë në një kohë që po triumfon e keqja”, tha Xhufi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.