• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shëndetësia në ditë të hallit, Evis Sala fut terapi hormonale në QSUT për transgjinorët

28/05/2026
in Kryesore, Sociale
Shëndetësia në ditë të hallit, Evis Sala fut terapi hormonale në QSUT për transgjinorët

Në një sistem shëndetësor ku pacientët me kancer enden dyerve të spitaleve për të gjetur kimioterapitë, ku barnat rezultojnë të skaduara në magazina dhe ku repartet e Onkologjikut përshkruhen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si burim infeksioni, Ministria e Shëndetësisë duket se ka gjetur prioritetin e ri: terapinë hormonale për transgjinorët.

Për herë të parë në Shqipëri, sistemi publik do të ofrojë trajtim hormonal për personat transgjinorë në QSUT, ndërsa kostot do të mbulohen nga fondet publike.

Vendimi vjen në një kohë kur vetë raportet zyrtare të KLSH-së flasin për një situatë dramatike në spitalet shqiptare, me mungesë barnash jetike, terapi të ndërprera, pajisje jashtë funksionit dhe pacientë që rrezikojnë jetën për shkak të kaosit në sistem.

Trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.

Si rregull, terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.

“Koha varet nga pjekuria njohëse e adoleshentit dhe aftësia e tij për të pranuar efektet potencialisht të pakthyeshme të trajtimit. Vlerësimi i kësaj është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të adoleshentit, familjes së tij dhe ekipit të trajtimit. Duhet gjithashtu të merren parasysh ndikimet e mundshme të së trajtimit në shëndetin dhe funksionimin social të fëmijës”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shëndetësia në ditë të hallit, Evis Sala fut terapi

Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Pra, ndërsa pacientët me tumore nuk gjejnë medikamente bazë për të mbijetuar, shteti po organizon tashmë mekanizmin për ndryshimin hormonal të gjinisë.

Ironia bëhet edhe më e fortë kur krahasohet me panoramën që ka nxjerrë vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit për QSUT-në dhe sistemin farmaceutik shqiptar.

Sipas auditimit të KLSH-së, nga 253 barna antitumorale të autorizuara në Shqipëri, 116 nuk janë importuar asnjëherë gjatë viteve 2021-2025. Në raport evidentohet mungesa e kimioterapive jetike, barna të skaduara në sistem, receta të dublikuara, mungesë kontrolli laboratorik dhe pacientë që mbeten pa trajtim për javë të tëra.

Në të njëjtën kohë, raporti zbulon se në Onkologjik pacientët trajtohen mes lagështirës, vapës dhe ambienteve të degraduara që konsiderohen potencialisht burim infeksioni. Kati nëntokësor i godinës përshkruhet si totalisht jofunksional, i mbushur me pajisje të hedhura, papastërti dhe rrezik mikrobiologjik.

Ndërsa pacientët me dializë apo transplant raportohen se nuk kanë marrë barnat në kohë, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të garantojë monitorim të detajuar hormonal për tranzicionin gjinor, me analiza periodike dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore.

Raporti i KLSH-së ngre alarmin edhe për cilësinë e barnave që hyjnë në Shqipëri, duke evidentuar mungesë analizash laboratorike dhe dobësi serioze në kontrollin farmaceutik. Sipas auditimit, laboratori përgjegjës për analizat nuk ka kryer kontrollet e nevojshme për një pjesë të madhe të barnave të futura në treg.

Por ndërsa sistemi përballet me mungesë ilaçesh për sëmundjet më të rënda, drejtuesit e shëndetësisë kanë zgjedhur të promovojnë një shërbim të ri që prek një numër shumë më të kufizuar pacientësh.

Në Shqipërinë ku pacientët me kancer detyrohen të blejnë ilaçet vetë, ku kimioterapitë mungojnë për muaj dhe ku raportet zyrtare flasin për keqmenaxhim masiv në QSUT, vendimi për terapinë hormonale për transgjinorët po shihet si një tjetër shembull i prioriteteve të përmbysura të sistemit shëndetësor. /Pamfleti

Dokumenta bashkëngjitur

Më të lexuarat

  • Alarm në PS, Balla revoltohet me “Reuters”: Pse e transmetoni Live protestën, aty as 2 mijë vetë nuk janë

    Alarm në PS, Balla revoltohet me “Reuters”: Pse e transmetoni Live protestën, aty as 2 mijë vetë nuk janë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reagon sërish Blushi për protestat: Mendoni se ndryshoni vendin me gijotina në Facebook! Ja pse e lashë politikën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lindja e Mesme “mban frymën”, armëpushimi Iran-Izrael në fije të perit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ky është Sadik Llanaj që vrau 27-vjeçarin pas sherrit në kalçeto. Policia: Autori i rrezikshëm, kemi angazhuar RENEA-n për t’a kapur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump telefonon sërish Netanyahun, çfarë po ndodh pas kulisave të krizës Izrael-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama nuk gjen qetësi, “zihet” me iranianët: Kurrë nuk do t’i bëni shqiptarët armiq të popujve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ore ti pse del, se ata i kuptoj?” Rama tregon bisedën me mikun e tij që shkoi në protestë: Më tha ‘po bëhet nami me like’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Çunat te 313 po të presin”, “Vëllai i Vuçiçit”, “Rame s’ke parë gjë akoma”: mesazhet më pikante nga protesta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Nuk njeh presidentin, kush është Rizarta Hoxha, influencierja që kërkon qeveri teknike. Po emrin e kryeministrit si e mësoi?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Rama bën “palaçon” në Elbasan, imiton influencerat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!