• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Shefi i NATO-s zbuloi si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

06/07/2025
in Botë
Shefi i NATO-s zbuloi si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës sugjeroi se sulmet e kombinuara nga liderët e Kinës dhe Rusisë mund të shkaktojnë një makth lufte botërore dhe ta çojnë planetin në prag të “Armagedonit”.

Sipas shefit të NATO-s, Kina do të përpiqet të marrë kontrollin e Tajvanit, ndërkohë që do të sigurohet që diktatori i Kremlinit të sulmojë njëkohësisht territore të NATO-s, mes frikës se Putini tashmë po i hedh sytë drejt republikave baltike Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Duke theksuar nevojën urgjente për të rritur buxhetet ushtarake, Rutte i zbuloi The New York Times një vizion të frikshëm për të ardhmen.

“Të mos jemi naivë për këtë. Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai më parë do t’i telefononte partnerit të tij shumë më të vogël, Vladimir Vladimirovich Putin, në Moskë, dhe do t’i thoshte: ‘Hej, unë do të bëj këtë, dhe më duhet të më ndihmosh në Europë duke sulmuar territore të NATO-s’. Kjo është mënyra më e mundshme se si do të zhvillohet situata, dhe për t’i penguar ata, duhet të bëjmë dy gjëra”, deklaroi Rutte.

Duke vazhduar paralajmërimin e tij të frikshëm, Rutte shpjegoi edhe zgjidhjet që ka në dorë Perëndimi.

“E para është që NATO, në mënyrë kolektive, të jetë aq e fortë sa rusët të mos guxojnë ta bëjnë këtë. Dhe e dyta, të punojmë së bashku me rajonin Indo-Paqësor – diçka që presidenti Trump e promovon shumë, sepse kemi një ndërlidhje të ngushtë, dhe duhet të punojmë bashkë në industrinë e mbrojtjes dhe në inovacion mes NATO-s dhe Indo-Paqësorit”, shtoi kreu i NATO-s.

Rutte paralajmëroi po ashtu se Putini po armatoset me një ritëm shumë të shpejtë, duke këmbëngulur se vendet perëndimore duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

“Kemi një sfidë të jashtëzakonshme gjeopolitike përpara. Dhe kjo, para së gjithash, është Rusia, e cila po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të paparë në historinë e kohëve të fundit. Ata tani po prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa e gjithë NATO gjatë një viti. Kjo është e paqëndrueshme, por rusët po bashkëpunojnë me koreano-veriorët, me kinezët dhe iranianët, mullahët, në këtë luftë agresioni të paprovokuar kundër Ukrainës. Pra, rajoni Indo-Paqësor dhe Atlantiku ynë po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhur. Ne e dimë që Kina i ka sytë te Tajvani”, nënvizoi ai më tej.

Por për të rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit holandez mendoi vetë Rusia. Nga Kremlini reaguan duke thënë se Rutte “ka ngrënë shumë nga kërpudhat magjike të dashura për holandezët“.

Ish-Presidenti Dmitry Medvedev, njëherësh krahu i djathtë i Putinit u shpreh në platformën ‘X’ me ironi se Rutte duhet të përgatitet për një të ardhme në një kamp pune të tmerrshëm siberian.

“Ai sheh një bashkëpunim mes Kinës dhe Rusisë për Tajvanin dhe më pas një sulm rus në Europë. Por ka të drejtë për një gjë: duhet të mësojë rusisht. Do t’i hyjë në punë në një kamp siberian”, tha Medvedev.

Paralajmërimet e shefit të NATO-s vijnë në një kohë kur Rusia vazhdoi ofensivën e saj në Ukrainë, pak ditë pasi Putini i telefonoi Trumpit dhe i tha se nuk ka asnjë qëllim të ndalë luftën e tij pushtuese.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!