• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA, qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë! Trump: Autori do paguajë çmim të lartë

26/11/2025
in Botë
SHBA, të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërrojnë jetë dy ushtarët e Gardës Kombëtare. Trump: Autori do të paguajë..

Washington – Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë, 26 nëntor, pranë Shtëpisë së Bardhë. Pak më herët mediat e huaja, raportuan se ata ndërruan jetë në spital, ndërsa siç aktualisht shkruan BBC, dy ushtarët janë në gjendje kritike shëndetësore.

Një i dyshuar ka rënë në pranga, bazuar në njoftimin e Policisë Metropolitane të Washington D.C.

“Zona është e siguruar. Një i dyshuar është arrestuar”, shkruhet në faqen e departamentit në “X”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja. Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan:

“Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore!”

Si funksionon Garda Kombëtare?

Të 50-të shtetet e SHBA-ve, Washington D.C. apo territoret e Guam, Puerto Rico, kanë kontingjentet e tyre të Gardës Kombëtare. Disa njësi janë të specializuara në luftimin e zjarreve ose sigurimin e kufirit amerikan, dhe mund të dërgohen edhe jashtë vendit.

Anëtarët e Gardës Kombëtare raportojnë te Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve, dhe mund të federalizohen ose të vendosen nën kontrollin e presidentit në rrethana të caktuara. Megjithatë, kërkesat për mbështetje zakonisht fillojnë në nivel shteti.

Trupat e Gardës Kombëtare kanë fuqi të kufizuar. Ata nuk kryejnë dot arrestime siç bën policia lokale. Garda Kombëtare u dërgua në Washington D.C. në gusht, si pjesë e asaj që Presidenti Trump e quajti një operacion për të goditur kriminalitetin.

Më të lexuarat

  • Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane

    Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Festojnë ditëlindjen e parë të djalit të tyre, ish-konkurrenti i “Për’puthen” kurorëzon dhe dashurinë në martesë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Tradhtoi demokratët, Berisha bashkëpunon me Ramën”, Salianji: Do vijoj betejën brenda PD, nuk përjashtoj asnjë opsion për…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raketat drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, reagon Irani: Nuk kishim ndërmend të godisnim ata

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, ja sa do të shkojnë temperaturat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua menjëherë nga Ferma VIP, Malbora reagon për herë të parë, zbulon arsyen e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja duhet trajtuar si vrasje, jo si shkelje rrugore! Të ndryshojmë Kodin Penal

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju zhdukim nga faqja e dheut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani sulmon me dronë edhe pikat strategjike në Oman

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas tragjedisë në Durrës, Taulant Balla: ‘Të fortët’ e lagjeve s’kanë pse të kenë patentë! Duhen ndryshime urgjente në Kodin Penal

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!