AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SHBA përballet me “shutdown”, mbyllet edhe Shtëpia e Bardhë për vizitorët

by SHT Media
02/10/2025
in Botë
6
0
SHBA përballet me “shutdown”, mbyllet edhe Shtëpia e Bardhë për vizitorët
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një “shutdown” të pjesshëm që nga mesnata e së mërkurës, duke detyruar edhe Shtëpinë e Bardhë të mbyllë dyert për vizitorët. Ky bllokim financiar mund të lërë pa paga rreth 750 mijë punonjës të administratës dhe të ndërpresë shërbime thelbësore për miliona qytetarë amerikanë.

Në qendër të krizës ndodhen fondet për sistemin e kujdesit shëndetësor publik, por përplasja është kryesisht politike. Demokratët dhe republikanët po përballen ashpër, me këta të parët që shpresojnë ta shfrytëzojnë situatën për të dëmtuar presidentin Trump dhe për të fituar terren në zgjedhjet afatmesme të vitit 2026.

Sipas ligjit amerikan, Kongresi duhet të miratojë çdo vit, deri më 1 tetor, 12 projektligje për financimin e shpenzimeve diskrecionale, që përfaqësojnë rreth një të katërtën e buxhetit federal. Si rregull, kur kjo nuk arrihet në kohë, miratohet një masë e përkohshme financimi (të ashtuquajturat continuing resolutions), që mban shpenzimet në nivelin ekzistues.

Këtë herë, as demokratët dhe as republikanët nuk arritën të bien dakord mbi këtë masë të përkohshme. Të dyja palët bllokuan propozimet e njëra-tjetrës në Senat, duke shkaktuar bllokimin e funksioneve jo-thelbësore të qeverisë federale.

Në thelb të konfliktit është reforma fiskale e miratuar nga republikanët, pjesë e të ashtuquajturit “Big Beautiful Bill”, nënshkruar nga Trump më 4 korrik. Për të financuar uljet e taksave, republikanët kanë vendosur të ndërpresin disa lehtësime fiskale që përfitonin përdoruesit e sistemit të shëndetësisë publike “Obamacare”. Kjo pritet të rrisë kostot mujore të sigurimeve shëndetësore me 400 deri në 600 dollarë për shumë familje amerikane. Rreth 4 milionë qytetarë mund të mbeten pa sigurim që nga fillimi i vitit të ardhshëm, ndërsa deri në vitin 2034, numri mund të arrijë në 10 milionë.

Demokratët besojnë se ky zhvillim do të ketë pasoja të rënda për republikanët dhe për presidentin Trump, duke i dëmtuar ata në zgjedhjet afatmesme dhe duke penguar agjendën e tyre legjislative.

Nga ana tjetër, republikanët janë të bindur se publiku do t’i fajësojë kundërshtarët për krizën dhe se kjo do të përkthehet në përfitime elektorale për ta. Presidenti ka deklaruar hapur: “Ky shutdown do të na lejojë të shkurtojmë shumë vende pune dhe programe që u pëlqejnë demokratëve.”

Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, zëvendësi i tij JD Vance akuzoi demokratët se po përpiqen t’u ofrojnë kujdes shëndetësor falas emigrantëve të paligjshëm. Sipas Trump-it, demokratët moderuar janë peng i krahut të majtë të partisë, por do të detyrohen të dorëzohen kur të nisin shkurtimet e vendeve të punës dhe ngadalësimi ekonomik. Deri atëherë, ai përjashton çdo kompromis.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

05/11/2026

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

05/11/2026

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

05/11/2026

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

05/11/2026

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

05/11/2026

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

05/11/2026

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

05/11/2026

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

05/11/2026

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

05/11/2026

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën
  • Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.