• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Opinion
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

27/02/2026
in Botë
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj
Shpërndaje me miqtë

SHBA synon të përpunojë 4500 aplikime për refugjatë afrikano-jugorë të bardhë në muaj, një shifër shumë më e lartë se kufiri i deklaruar i programit të refugjatëve nga presidenti Donald Trump. Për të mbështetur këtë përpjekje, në pronën e ambasadës amerikane në Pretoria po vendosen struktura të përkohshme, sipas një dokumenti kontraktual të qeverisë amerikane, raporton Reuters.

Objektivi i ri, i përfshirë në një dokument të pa raportuar më parë të Departamentit të Shtetit, i datës 27 janar, sinjalizon një shtysë për të rritur pranimin e aplikantëve nga Afrika e Jugut, ndërkohë që aplikimet për refugjatë nga rajone të tjera janë kufizuar ndjeshëm. Trump ka deklaruar se SHBA do të pranojë vetëm 7500 refugjatë në total nga e gjithë bota në vitin 2026, ndërsa vitin e kaluar ishte diskutuar brenda administratës një kufi shumë më i lartë, prej 40 000 deri në 60 000. Deri më 31 janar, vetëm 2000 afrikano-jugorë të bardhë kishin hyrë në SHBA si refugjatë, sipas një programi të nisur në maj 2025, megjithëse ritmi është përshpejtuar muajt e fundit.

Megjithatë, ky objektiv ambicioz mund të përballet me vonesa administrative në Uashington, pasi javët e fundit janë pezulluar të gjitha udhëtimet e refugjatëve drejt SHBA-së, përfshirë edhe ato të afrikano-jugorëve të bardhë, sipas një zyrtari amerikan.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, ndërsa Shtëpia e Bardhë ia referoi pyetjet Departamentit të Shtetit. Dhoma e Tregtisë e Afrikës së Jugut në SHBA tha vitin e kaluar se mbi 67 000 persona kishin shprehur interes për t’u zhvendosur.

Trump urdhëroi ndaloi ardhjen e refugjatëve pas marrjes së detyrës në vitin 2025, si pjesë e politikës së tij kundër emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. Por disa javë më vonë, ai nisi një përpjekje për të sjellë në SHBA afrikano-jugorë të bardhë si refugjatë, duke pretenduar se ata përballeshin me përndjekje të dhunshme në një vend ku shumica e popullsisë është me ngjyrë. Qeveria e Afrikës së Jugut e ka hedhur poshtë këtë pretendim, ndërsa disa mbrojtës të të drejtave të refugjatëve e kanë kritikuar politikën e Trump.

Stay Connected

  • 11.8k Followers

Popular Post

  • Vanesa “harron” të fejuarin, puthje e përqafime me Indrin (VIDEO)

    Vanesa “harron” të fejuarin, puthje e përqafime me Indrin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reuters: Hakera rusë hynë në mbi 170 email-e të zyrtarëve në Ukrainë dhe vendet e Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Çfarë i bëra kësaj vajze?”/ Mateo Borri zbulon momentin më të vështirë në Big Brother

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!