AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

by Alb Times
19/10/2026
in Botë
6
0
Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrojti vendimin e tij për të mos zbatuar sanksionet e reja kundër Rusisë, duke thënë se nuk dëshiron ta largojë Moskën nga negociatat për paqe.

Vendimi nxiti kritika të ashpra nga Ukraina dhe disa ligjvënës amerikanë, të cilët vlerësojnë se lehtësimi i presionit ndaj Rusisë i dërgon sinjal të gabuar Kremlinit.

Trump nënshkroi më 16 tetor një urdhër ekzekutiv për të mos zbatuar sanksionet e reja ndaj Rusisë, të parashikuara me një ligj që mban emrin e senatorit të ndjerë amerikan, Lindsey Graham, i njohur si mbështetës i fuqishëm i Ukrainës.

Disa ditë më herët, Trump lehtësoi përkohësisht edhe sanksionet ndaj naftës ruse dizel.

Trump e nënshkroi këtë ligj muajin e kaluar, pas kërkesave të ligjvënësve amerikanë për të rritur presionin ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Por, vendimet e ditëve të fundit për lehtësimin e sanksioneve nxitën kritika të ashpra, me pretendimet se Trump po i jep Kremlinit mundësi të sigurojë fonde për financimin e luftës.

Presidenti amerikan i hodhi poshtë këto akuza.

“Jam në proces të negociatave për paqe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk dua të bëj asgjë që, në mënyrë të pamenduar, do ta largonte Rusinë nga tryeza e negociatave”, shkroi Trump në platformën Truth Social, më 18 tetor.

Kur e nisi mandatin e tij në janar të vitit 2025, Trump e shpalli përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës si një nga përparësitë e tij.

Megjithatë, negociatat për paqe kanë ngecur, pasi Moska dhe Kievi vazhdojnë të kenë qëndrime shumë të ndryshme për kushtet e përfundimit të luftës.

Kremlini nuk ka treguar gatishmëri për lëshime, duke refuzuar vazhdimisht thirrjet për një armëpushim të plotë dhe duke këmbëngulur në kërkesat e tij, përfshirë marrjen nën kontroll të territoreve ukrainase që Rusia nuk ka arritur t’i pushtojë në fushëbetejë.

Bllokimi i negociatave ka bërë që të dyja palët t’i intensifikojnë sulmet.

Moska ka bombarduar Kievin dhe qytete të tjera të mëdha ukrainase, si dhe ka shënjestruar infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të shërbimeve publike, në kohën kur Ukraina po përgatitet për dimër.

Në mesin e këtyre sulmeve ishte edhe goditja e Kievit me disa raketa balistike, vonë më 18 tetor.

Sipas kryetarit të qytetit, Vitali Klitschko, njëra prej raketave goditi ndërtesën e një qendre mjekësore, duke lënë së paku një person të vrarë.

Nga ana tjetër, forcat e armatosura ukrainase kanë shënjestruar rafineritë e naftës në Rusi, me synimin për t’ia vështirësuar Moskës operacionet ushtarake.

Këto sulme e kanë zemëruar Trumpin, në kohën kur Partia e tij Republikane përballet me një garë të ngushtë zgjedhore për të ruajtur kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve.

Trump fajësoi gjithashtu homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mungesën e gatishmërisë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër vendit të tij, duke pretenduar se ai “nuk dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe ndoshta nuk e ka dashur kurrë këtë”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi për pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Shtetet e Bashkuara ia ndërpresin mbështetjen.

“Nëse Shtetet e Bashkuara mbajnë anën e Rusisë, natyrisht se ne nuk do të mund të fitojmë”, tha Zelensky në emisionin “Meet the Press” të televizionit amerikan NBC, më 18 tetor.

“Ne duam t’i besojmë atij dhe shpresoj që ai do t’i ndryshojë vendimet e tij… Sepse, mendoj se të gjitha këto janë gabime që nuk do të na ndihmojnë as neve, as Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke iu referuar Trumpit.

Zelensky shtoi se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës me SHBA-në, për të cilin Ukraina ka thënë se është ndërprerë në fillim të javës, duket se ka rifilluar.

“Jemi shumë mirënjohës për këtë”, tha Zelensky. “Tani po funksionon”.

The post Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaDonald Trump
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë”, alarm për bombë në 140 institucione, zbardhet e-maili kërcënues

19/10/2026

Çmimi i naftës bie nën 108 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth

19/10/2026

Putin mbështet riorganizimin e qeverisë ruse, ndryshime në disa poste

19/10/2026

Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

19/10/2026

SHËNIM / Kujt t’ia japë dorëheqjen Rama?

19/10/2026

Përmbytjet në Turqi, rritet numri i viktimave në Stamboll, vijojnë kërkimet për të zhdukur

19/10/2026

Pa nisur ende protesta e shtatë, Policia nis shoqërimet e të dyshuarve për dhunë

19/10/2026

Gogu reagon për protestat: Dhuna nuk zgjidh asnjë problem. Qytetarët kanë nevojë për institucione që u qëndrojnë pranë

19/10/2026

Alarm për bombë në avionin e Austrian Airlines, ulje emergjente në Sofje

19/10/2026

Vlorë/ I vendoset lëndë plasëse automjetit të administratorit të Shushicës

19/10/2026

Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

19/10/2026

Kumbaro: Shkollat funksionojnë normalisht, jemi gati për dialog me studentët

19/10/2026

‘Gënjeshtar’ dhe ‘bandit’, Lula e Bolsonaro përplasen ashpër në debatin politik në Brazil

19/10/2026

Incidenti në selinë e PD, Koçiu: Dhuna rikthehet aty ku e ka folenë, efektivët iu përgjigjën sulmit me molotovë

19/10/2026

“U dha strehim politik dhunuesve” / Rama për PD-në: Ëndërrojnë që një polic t’i marrë jetën një të mituri!

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë”, alarm për bombë në 140 institucione, zbardhet e-maili kërcënues
  • Çmimi i naftës bie nën 108 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.