• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA, Europa dhe Kievi takohen në Berlin! Nisin zyrtarisht bisedimet për armëpushim në Ukrainë

14/12/2025
in Botë
SHBA, Europa dhe Kievi takohen në Berlin! Nisin zyrtarisht bisedimet për armëpushim në Ukrainë

Bisedimet për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë kanë nisur zyrtarisht. Sipas një gazetari të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Presidenti e Ukrainës Volodymyr Zelenski u prit ngrohtësisht në Kancelarinë Federale në Berlin nga kancelari Friedrich Merz (CDU). Më parë aty kishte mbërritur një delegacion amerikan që përfshinte dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

Sipas raportimeve të ngjashme të agjencive të lajmeve, emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner mbërritën këtë mëngjes në kryeqytetin gjerman Berlin.

Diskutimet midis përfaqësuesve të Uashingtonit dhe Kievit për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë vazhdojnë sot me pjesëmarrjen e Evropës. Negocimet po zhvillohen fillimisht në nivel këshilltarësh dhe pas dyerve të mbyllura. Në takim marrin pjesë edhe përfaqësues gjermanë.

Si do të vazhdohet me diplomacinë për Ukrainën

Bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë po vazhdojnë me intensitet të lartë.Qëllimi i bisedimeve është të shqyrtohet arritja e një pozicioni të përbashkët për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Një përfaqësues i presidencës franceze tha, se duhet të arrihet një ofertë bisedimesh ndaj Rusisë. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të jenë për bisedime me kancelarin gjerman Friedrich Merz si dhe me përfaqësues të nivelit të lartë të NATO-s në Berlin. Qeveria gjermane konfirmoi të premten (11.12.2025), se Merz do të presë presidentin ukrainas për bisedime ekonomike dhe “për shkëmbim mendimesh lidhur me stadin e bisedimeve për paqen në Ukrainë”. Më vonë u konfirmua se në këto bisedime do të marrin pjesë edhe “disa kryetarë shtetesh dhe qeverish europiane si dhe drejtues të BE dhe NATO-s”. Presidenti ukrainas Zelenski ndodhet gjithashtu në Berlin.

Plani i SHBA-së parashikon lëshime territoriale nga Ukraina

SHBA rreth tri javë më parë paraqitën një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në versionin fillestar plani parashikonte shkëputje territoresh nga Ukraina duke i bërë lëshime Rusisë. Me insistimin e Ukrainës dhe të aleatëve europianë dokumenti u përpunua. SHBA presin megjithatë ende nga Ukraina që të bëjë lëshime territoriale ndaj Rusisë. Moska deri tani nuk ka shprehur aspak gatishmëri që të tërhiqet nga objektivat e saj të luftës dhe të pranojë bisedime diplomatike për fundin e luftës./DW

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Takimi i Trump me këshilltarët e sigurisë kombëtare, zbardhet çështja kryesore e diskutimit

    Takimi i Trump me këshilltarët e sigurisë kombëtare, zbardhet çështja kryesore e diskutimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je fëminore, shko në kopsht bashkë me fëmijët e tu”/ Debat i fortë mes Sarës dhe Mozës, fermerja “shpërthen” në lot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E rëndë! U godit me gur nga motra gjatë lojës, 4-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës! Kush është Ervin Mata, i arrestuar në Brazil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike, policia jep detaje nga arrestimi i Ervin Matës: Fshihej në Brazil me dokumente të falsifikuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!