• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

06/12/2025
in Botë
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të diskutojnë të shtunën në Majami të Shteteve të Bashkuara në të tretën ditë me radhë se si të përfundohet lufta në Ukrainë.

Megjithatë, ata e kanë pranuar njëzëri se “përparimi i vërtetë” varet nga dëshira e Moskës për t’i dhënë fund luftës.

“Të dyja palët janë pajtuar që përparimi i vërtetë drejt arritjes së ndonjë marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar përkushtim serioz për paqe afatgjatë, përfshirë hapat drejt shtensionimit dhe ndaljen e vrasjeve”, është thënë në një përmbledhje të publikuar nga autoritetet amerikane më 5 dhjetor.

Këto thirrje janë bërë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff dhe Rustem Umerov, udhëheqës i delegacionit ukrainas në negociata, pas dy ditëve diskutime, të cilat janë përshkruar si “konstruktive”.

Dita e tretë e diskutimeve – në të cilat do të marrin pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump dhe Andri Hnatov, shef i stafit të forcave të armatosura të Kievit – vjen pasi ekipi negociator i Ukrainës është informuar për diskutimet që janë zhvilluar më herët gjatë kësaj jave në Moskë, në mes të presidentit rus, Vladimir Putin, Witkoffit dhe Kushnerit.

Qasja e Putinit

I dërguari i posaçëm amerikan është raportuar të ketë biseduar me Putinin për gati pesë orë më 2 dhjetor në Kremlin, mirëpo zyrtarët rusë kanë thënë se nuk është arritur kompromis në bisedime.

Kjo valë e angazhimit diplomatik vjen pas rrjedhjes së një plani amerikan prej 28 pikash në nëntor, se si mund të përfundojë lufta. Propozimi origjinal është parë në Kiev si shumë i favorshëm për Rusinë, ndonëse deri tash është përditësuar disa herë për t’i përfshirë shqetësimet e Ukrainës.

Versioni i fundit i përditësuar nuk është ndarë me publikun.

Pas bisedimeve në Rusi, Putini ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të takohet me amerikanët “sa herë të ketë nevojë”.

Në një tjetër deklarim të bërë këtë javë, presidenti rus, ka thënë për një medium indian më 5 dhjetor, sa ka qenë në një udhëtim në Nju Delhi, se trupat ukrainase duhet të largohen plotësisht nga rajoni i Donbasit në lindje të Ukrainës këtë javë, ose Rusia “do t’i çlirojë këto territore me forcë”.

Ukraina dhe aleatët e saj në Evropë e kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës, dhe në deklarimet e fundit të zyrtarëve amerikanë shihet se është zhvendosur theksi te gatishmëria e Rusisë për të bërë kompromis.

Shumë aspekte vazhdojnë të jenë të paqarta, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për paqe, apo nëse ka koncesione territoriale.

Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut./ REL

Më të lexuarat

  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!