• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Senatori amerikan letër Blinkenit, i kërkon t’i kushtojë vëmendje Kosovës gjatë tranzicionit në SHBA

19/11/2024
in Botë
Senatori amerikan letër Blinkenit, i kërkon t’i kushtojë vëmendje Kosovës gjatë tranzicionit në SHBA

Senatori amerikan Richard Blumenthal, nga radhët e demokratëve, i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, duke kërkuar që gjatë tranzicionit të pushtetit, SHBA-ja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë situatës së sigurisë në Kosovë.

“Gjatë kësaj faze tranzicioni, ju kërkoj të përdorni të gjitha instrumentet që keni në dispozicion për t’u siguruar që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur në territorin e Kosovës. Ne gjithashtu kërkojmë që ju t’i vazhdoni përpjekjet të kushtuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pranimit të Kosovës në OKB”, ka shkruar senatori.

Ai ka shkruar për rrezikun që Serbia ia ka paraqitur Kosovës ndër vite duke përmendur sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023.



Senatori ka kërkuar që të përdoren të gjitha mjetet në dispozicion në mënyrë që të sigurohet që Serbia të mbahet larg territorit të Kosovës.

Blumenthal ka konsideruar se për shkak të qasjes së mëparshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ndaj Rusisë, atëherë edhe administrata e dytë e Trumpit do të bëjë shumë pak për ta inkurajuar paqen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duke pasur parasysh qasjen e mëparshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ndaj Rusisë administrata e re Trump do të bëjë shumë pak për ta inkurajuar paqen mes Serbisë dhe Kosovës”.

“Agresiviteti i Serbisë ndaj fqinjëve nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Rusisë e cila ka interes të nxisë përçarje në rajone të tjera për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë… Besoj se kjo do të inkurajojë liderët serbë në përpjekjet e tyre për të minuar sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar senatori i njohur amerikan.

Në letër, ai ka përmendur ndërhyrjen humanitare të NATO-s për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë në vitin 1999. Megjithatë, sipas senatorit amerikan, ambiciet ekspansioniste serbe nuk zbehen asnjëherë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Trump-Erdoğan te pakti 50 mln USD: Çfarë solli dita e parë e Samitit të NATO-s në Ankara?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reduktim numrash në protestën te kryeministria, Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajt, do përfundoni si dasmë lagjeje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Motra e Mateos emocionon live në emision Brikenën, ja çfarë ndodhi mes kunatave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sara Mila: Pas kësaj proteste PD nuk do të ekzistojë më, Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!