AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, ndërsa Zelenskyy merr pjesë në samitin e BE-së

by Alb Times
16/10/2026
in Botë
6
0
Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, ndërsa Zelenskyy merr pjesë në samitin e BE-së

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup dypartiak prej nëntë senatorësh amerikanë ka kërkuar hetim për ndërprerjet e sistemeve satelitore që mbështesin ushtrinë ukrainase, ndërsa zyrtarët evropianë u rreshtuan në mbështetje të Kievit, pasi presidenti Donald Trump sulmoi sërish homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Senatorët, mes tyre Jeanne Shaheen (demokrate), anëtare e lartë e pakicës në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Thom Tillis (republikan), Dick Durbin (demokrat), Susan Collins (republikane), Jack Reed (demokrat), John Cornyn (republikan), Chris Coons (demokrat), Lisa Murkowski (republikane) dhe Richard Blumenthal (demokrat), i dërguan një letër inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, duke kërkuar hetim për ndërprerjet e sistemit satelitor Starshield të kompanisë SpaceX, i cili mbikëqyret nga qeveria amerikane.

“Po ju shkruajmë me shqetësim të thellë lidhur me raportimet për ndërprerje të kapaciteteve kritike të komunikimit dhe shkëmbimit të inteligjencës, të mbështetura nga SHBA-ja, në Ukrainë. Këto ndërprerje kanë rrezikuar personelin amerikan dhe mund të kenë cenuar aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa dhe dronë të Rusisë”, thuhej në letër.

Senatorët kërkuan një hetim të menjëhershëm për të përcaktuar nëse ndonjë zyrtar amerikan i kishte “urdhëruar, autorizuar, miratuar apo kishte pasur dijeni paraprake për ndryshime në marrëveshjet e shkëmbimit të inteligjencës, kapacitetet paralajmëruese apo shërbimet Starlink dhe Starshield që prekin Ukrainën”.

SpaceX, në pronësi të Elon Musk, zotëron sistemin Starlink. Musk shkroi në X, rrjetin social që zotëron gjithashtu, se “sistemet Starshield janë në pronësi dhe nën kontrollin e qeverisë amerikane. Çdo kufizim i shpejtësisë apo përdorimit vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga POTUS [presidenti]”.

Zelensky kritikoi kufizimin e kapaciteteve të Starshield, duke e cilësuar një veprim të tillë si “të rrezikshëm” në një intervistë për Financial Times, të publikuar më 15 tetor.

Ai tha, gjithashtu, se Ukraina do ta shpërfillte një “armëpushim energjetik”, të vendosur në mënyrë të njëanshme nga Trump gjatë fundjavës, të cilin as Rusia dhe as Ukraina nuk e konfirmuan zyrtarisht, dhe do të rifillonte sulmet ndaj objekteve energjetike ruse, pasi Moska nuk i kishte ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

“Na ka ardhur në majë të hundës”, tha Zelensky për Financial Times, pasi deklaroi se Ukraina i kishte pezulluar për tri ditë sulmet ndaj rafinerive ruse.

Në përgjigje, Trump, i cili së voni lehtësoi sanksionet ndaj eksporteve ruse të naftës dizel në përpjekje për të ulur çmimet e karburanteve, i tha medias amerikane me prirje të theksuar konservatore, Newsmax, më 15 tetor, se paqja mes Rusisë dhe Ukrainës do të ishte e mundur vetëm nëse Zelensky largohej nga detyra.

“Zelensky nuk është njeri i mirë për të bërë marrëveshje”, tha ai në një intervistë.

“Ai nuk dëshiron të arrijë marrëveshje. Thotë se dëshiron, por nuk dëshiron. Jo, nuk jam ndonjë adhurues i madh i Zelenskyt”, tha Trump, duke shtuar se beson që të dy udhëheqësit dëshirojnë paqen, por se Zelensky është më i vështirë për t’u negociuar sesa homologu i tij rus, Vladimir Putin.

Alexander Gray, drejtor ekzekutiv i kompanisë American Global Strategies, sugjeroi se Zelensky duhej t’ia kishte përcjellë këto mesazhe presidentit Trump privatisht.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë më 16 tetor, Gray tha se Zelensky duhej ta bënte këtë në një mënyrë që “të mos e bëjë presidentin Trump të ndiejë se duhet të kundërpërgjigjet publikisht dhe të krijojë një cikël që nuk i shërben interesave të Ukrainës”.

Ai argumentoi, gjithashtu, se vendimi i Zelenskyt për të rifilluar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës rrezikonte të thellonte përçarjen mes Kievit dhe administratës Trump.

Përplasja ndodhi teksa Zelensky mbërriti në Bruksel për ditën e dytë të samitit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, ku pritet që diskutimet të përqendrohen te vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike para dimrit.

Para bisedimeve, Zelenskyytha se përparësia kryesore e Ukrainës ishte përmbushja e nevojave të saj energjetike. Ai theksoi gjithashtu se vendit i nevojiten sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe fonde për pjesën e mbetur të vitit dhe për vitin 2027.

Duke folur përkrah Zelenskyt në Bruksel më 16 tetor, kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, rikonfirmoi se mbështetja e BE-së për Ukrainën ishte më e fortë se kurrë. Ai theksoi se ky nuk ishte momenti për të tërhequr ndihmën apo për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shtoi se BE-ja e kishte mbështetur armëpushimin energjetik të propozuar nga Trump, por se Rusia nuk e kishte respektuar atë “as edhe për një minutë”.

Ajo shtoi se sanksionet e BE-së do të mbeten në fuqi derisa Rusia ta ndalë luftën.

Ndërkohë, sulmet ruse gjatë natës plagosën pesë persona në rajonin qendror ukrainas të Çerkasit, ku një sulm me dron shkaktoi zjarr në një ndërtesë banimi në Uman, raportuan autoritetet rajonale më 16 tetor.

Lutsku, në rajonin ukrainas të Volinit, mbeti pa energji elektrike pas një sulmi rus me dronë, sipas autoriteteve të qytetit.

Autoritetet ruse thanë se forcat e tyre të mbrojtjes kishin zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë që kishte në shënjestër infrastrukturën e ngrohjes në rajonin e Vlladimirskut.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, raportoi se 94 dronë ukrainas ishin rrëzuar pranë kryeqytetit brenda një periudhe prej tetë orësh. Ndërkohë, sipas guvernatorit rajonal, katër dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonin e Leningradit.

Të katër aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht për shkak të sulmeve me dronë, ndërsa fluturimet u devijuan drejt qyteteve të tjera, raportoi Agjencia Federale e Transportit Ajror e Rusisë. Gjithashtu, në rajonin e Leningradit u shpall alarm ajror.

The post Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, ndërsa Zelenskyy merr pjesë në samitin e BE-së appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BEBotaEvropaLufta në Ukrainë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, ndërsa Zelenskyy merr pjesë në samitin e BE-së

16/10/2026

Berisha akuza policisë: Dhunë ndaj studentëve, mbi 150 të ndaluar

16/10/2026

VIDEO / Rezonanca e policit të goditur në Shkodër: Protestuesit i thyen kafkën dhe…

16/10/2026

Dita e katërt e protestës, marshim drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

16/10/2026

Vonesa të gjata fluturimesh për shkak të defekteve teknike, probleme në Romë dhe Milano

16/10/2026

VIDEO: “Tre protestues kanë vdekur, por doktorët…”, si u nxit me lajme të rreme dhuna në Tiranë?

16/10/2026

Çfarë e lidh Putin me Elon Musk? E njëjta ëndërr për pavdekësinë dhe pushtimin e hapësirës

16/10/2026

Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

16/10/2026

Delina Ibrahimaj në terren pas protestës: Po verifikojmë dëmet në filialet e Postës Shqiptare

16/10/2026

Italia dhe Spanja i japin fund mosmarrëveshjes kufitare pas bisedimeve Meloni-Sanchez

16/10/2026

Reuters: Shtëpia e Bardhë urdhëroi kufizimin e Starshield për Ukrainën, Kievi kërkon shpjegime

16/10/2026

Protestat, Këshilli Ndërfetar: E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën e shkatërrimin! Apel për dialog, jo përplasje!

16/10/2026

Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

16/10/2026

Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron! Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli

16/10/2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Gazetari: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

16/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Senatorët amerikanë kërkojnë hetim për ndërprerjet e Starshield, ndërsa Zelenskyy merr pjesë në samitin e BE-së
  • Berisha akuza policisë: Dhunë ndaj studentëve, mbi 150 të ndaluar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.