AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Jetë

Selma Blair arrestohet në Nju Jork pas një incidenti në avion, dyshohet se kafshoi stjuardesat dhe u përpoq të hapte derën gjatë fluturimit

by SHT Media
13/10/2026
in Jetë
6
0
Selma Blair arrestohet në Nju Jork pas një incidenti në avion, dyshohet se kafshoi stjuardesat dhe u përpoq të hapte derën gjatë fluturimit

Foto: Showbiz

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja e njohur amerikane Selma Blair u arrestua të dielën, më 11 tetor, dhe u transportua në spital pas një ngjarjeje të tensionuar në bordin e një aeroplani të linjës Delta Airlines, i cili po udhëtonte nga Los Angeles për në Nju Jork.

Raporte nga mediat në Shtetet e Bashkuara tregojnë se ajo akuzohet se agresoi dy stjuardesa, duke i kafshuar ato, dhe gjithashtu u përpoq të çelte derën e avionit gjatë fluturimit.

Forcat e sigurisë së aeroportit reaguan menjëherë pas një sinjalizimi për një pasagjere që ishte përfshirë në dhunë fizike në ajër. Dy punonjëse të ekuipazhit pësuan lëndime, ndërsa njëra prej tyre u dërgua për trajtim mjekësor në spital.

Mediat amerikane raportojnë se trazirat vazhduan edhe pasi aktorja u nxor nga avioni. Teksa po dërgohej me ambulancë në spital, Blair dyshohet se qëlloi me shkelma në kokë një oficer të policisë së Autoritetit Portual.

Më tej, brenda spitalit, ajo akuzohet se sulmoi edhe një infermiere, e cila më pas ngriti padi për atë që ndodhi.

Sipas burimit “Page Six”, aktorja përballet me dy padi federale për sulm, ndërsa për veprimet e dyshuara kundër oficerit të policisë dhe infermieres janë ngritur akuza në nivel shtetëror. FBI ka nisur një hetim për rastin.

Në një njoftim për BBC-në, përfaqësuesi i Blair deklaroi se aktorja kishte kaluar një emergjencë mjekësore që shkaktoi sjelljen e raportuar. Ai shtoi se pas uljes së avionit ajo mori menjëherë kujdes mjekësor dhe tani është në gjendje të qëndrueshme.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Delta Airlines konfirmoi se autoritetet u angazhuan pasi fluturimi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në Nju Jork. Kompania theksoi se ngjarja nuk preku fluturimin dhe se siguria e udhëtarëve dhe stafit mbetet prioriteti kryesor.

Selma Blair, 54 vjeçe, njihet për interpretimet e saj në filmat “Cruel Intentions”, “Legally Blonde” dhe “Hellboy”. Në vitin 2018, ajo njoftoi publikisht se ishte diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë.

Lajme të ngjashme:

Burimi: Showbiz

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretTendencë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

27/11/2026

Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

27/11/2026

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

27/11/2026

Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

27/11/2026

Nga Alimehmet, te Tabaku! Zbulohen emrat e propozuar në PD për Bashkinë e Tiranës

27/11/2026

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27/11/2026

Janë nis trimat nëpër Jutbinë të rrahin popullin në Tiranë

27/11/2026

Tragjike në Shijak! I riu gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…

27/11/2026

Italia miraton ligjin e ri në shkolla, ndalon burkat dhe vendos kufi për nxënësit e huaj

27/11/2026

“Torta” e BE, tre vende ngelen me ‘gisht në gojë’! Kos: Kosova, Serbia dhe Bosnja të vazhdojne reformat

27/11/2026

Burgu si ndëshkim apo shërbimi i provës si shpëtim?

27/11/2026

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK rikthen në dosje provat e SKY ECC, komunikime të reja kundër Dritan Rexhepit

27/11/2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

27/11/2026

Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet

27/11/2026

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve
  • Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.