Një operacion i ndërmarrë nga antidroga e Patras në bashkëpunim me policinë greke ka çuar në sekuestrimin e 70 kilogramëve e 80 gramë marijuanë dhe arrestimin e një shtetasi grek.
Lënda narkotike, e ndarë në 63 pako, dyshohet se kishte ardhur nga zona e Sarandës dhe u transportua me krahë përmes kufirit të gjelbër shqiptaro-grek, për t’u ngarkuar më pas në automjetin që mbante në vëzhgim policia. Ndërhyrja e agjentëve u bë në rrugën “Egnatia”, pranë Tirias në aksin Igumenicë-Janinë, ku u bë e mundur bllokimi i mjetit dhe arrestimi i shoferit.
Sipas të dhënave të autoriteteve greke, gjatë 14 muajve të fundit janë sekuestruar rreth 1.3 ton marijuanë në zonat kufitare si Igumenica, Janina, Kosturi, Follorina dhe Selaniku, ku linja Sarandë-Igumenicë mbetet një nga rrugët kryesore të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Burimi: Kronikë
