Të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës kanë nisur me bojkotimin e mësimit për t’iu bashkuar protestës.
Disa gjimnazistë kanë shkuar te Hoteleri-Turizmi duke u bërë thirrje “bashkohuni me ne!”
Afër gjimnazeve “Ismail Qemali” e “Partizani” kanë nxjerrë në rrugë edhe koshat e mbeturinave duke u vënë flakën, si dhe po hedhin fishekzjarre.
Edhe nga shkollat e Kamzës ka bojkot të mësimit me thirrjen “të gjithë së bashku!”
Edhe ditën e sotme, protestuesit kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën para Ministrisë së Arsimit. Një pjesë e nxënësve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës.
Një pjesë e protestuesve iu afruan godinës së Kuvendit, ku pritej të zhvillohej edhe seanca plenare. Por, policia reagoi menjëherë duke i shpërndarë, ndërsa pati edhe të shoqëruar.
Burimi: Kronikë
