AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Salianji, Alimehmeti, Kalaja “delet e zeza”, Alibeaj: Nëse e kanë seriozisht, të godasin 1-shin

by SHT Media
15/12/2025
in Politikë
6
0
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në emisionin “Puls” me Bruna Çifligun në A2 CNN, Enkeljd Alibeaj ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe qëndrimet e disa figurave të njohura të saj, si Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja, duke i cilësuar si pjesë e një lëvizjeje që, sipas tij, nuk po shkon deri në fund. 

Alibeaj u shpreh se problemi kryesor i Partisë Demokratike është i qartë dhe i identifikueshëm, por sipas tij, mungon guximi politik për ta adresuar hapur. Ai theksoi se përgjegjësia për gjendjen aktuale të PD nis nga kryetari i saj dhe nuk mund të shmanget me kritika periferike apo qëndrime të paqarta. 

Sipas Alibeajt, nëse këta aktorë politikë e kanë seriozisht shqetësimin për gjendjen e partisë dhe për interesin publik, duhet të tregojnë jo vetëm guxim moral, por edhe intelektual e politik për të vënë gishtin mbi plagë. Në këtë kontekst, ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe koherencën e disa prej tyre në këtë lëvizje, duke vënë në dukje edhe mungesën e disa figurave në takime të fundit publike. 

Duke iu referuar drejtpërdrejt thelbit të debatit, Alibeaj deklaroi: “Nëse ata pretendojnë se gjendja e Partisë Demokratike është kjo që është sot, atëherë duhet ta gjejnë shkaktarin dhe shkaktari ka vetëm një emër: kryetari i partisë. Përgjegjësia fillon nga kryetari”. 

Ai shtoi se deri më tani nuk ka parë një qëndrim të qartë dhe të vendosur nga figura si Ervin Salianji apo të tjerë për ta artikuluar këtë përgjegjësi në mënyrë të hapur. Madje, sipas tij, deklarata të fundit publike tregojnë se disa prej tyre vijojnë të mbështesin të njëjtat figura edhe në zgjedhjet e ardhshme, çka e bën të dyshimtë seriozitetin e kritikave të tyre. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhëndër Kafsha
  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë
  • Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.