AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Sa vota të pavlefshme mund të rezultojnë më 11 maj?

by SHT Media
05/04/2025
in Politikë
6
0
Sa vota të pavlefshme mund të rezultojnë më 11 maj?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, vetëm 32 mijë vota (1.9%) dolën të pavlefshme, sepse fleta e votimit ishte e thjeshtë.

Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, plot 83 mijë vota rezultuan të pavlefshme. Domethënë, 5% e votuesve u ngatërruan në plotësimin e fletëvotimeve si fjalëkryqe numerike. Dhe kështu, votat u shkuan dëm…

Kësaj here, fleta e votimit është vërtet e madhe sa një fletë gazete, por më e thjeshtë se fjalëkryqi numerik i prillit 2021. Në fletën e votimit më 11 maj, votuesit do të shohin 12 kolona emrash kandidatësh (jo numrash), nga një kolonë për secilin subjekt elektoral. Kështu që përqindja e votave të pavlefshme pritet të jetë më pak se 5-përqindëshi i 2021-shit, por sidoqoftë më shumë se 1.9-përqindëshi i 2017-ës.

Në zgjedhjet e 11 majit, shumica dërrmuese e votuesve do të zgjedhin subjektin elektoral në krye të një prej 12 kolonave të fletës së votimit, si edhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar në po atë kolonë. Por disa votues mund të ngatërrohen…

Në cilat raste do të konsiderohet e pavlefshme vota më 11 maj

· Nqs votuesi zgjedh një ndër kandidatët e kolonës së parë, fjala vjen, por votën në krye e jep për subjektin elektoral të kolonës së dytë, vota i shkon dëm…

· Nqs votuesi zgjedh një ndër kandidatët e kolonës së parë, fjala vjen, por jep vota në krye për dy subjekte të ndryshme njëkohësisht, vota i shkon dëm…

· Nqs votuesi zgjedh njëkohësisht dy kandidatë nga kolona të ndryshme subjektesh elektorale, vota i shkon dëm…

· Nqs votuesi nuk preferon asnjë kandidat, por zgjedh njëherësh dy subjekte elektorale, vota kuptohet që i shkon dëm…

Në shumicën dërrmues të skenarëve të mësipërm, gabimet mund të jenë të paparamenduara. Thjesht disa votues mund të ngatërrohen padashje…

Në cilat raste do të konsiderohet e vlefshme vota më 11 maj

· Nqs votuesi zgjedh subjektin e kolonës së parë, fjala vjen, dhe votën personale e jep për një kandidat po të kolonës së parë, vota është më se e vlefshme.

· Nqs votuesi e jep votën personale për një një kandidat të kolonës së parë, fjala vjen, por nuk zgjedh asnjë subjekt elektoral në krye të kolonave të subjekteve, vota është e vlefshme për kandidatin në fjalë, si edhe për subjektin e kolonës së parë.

· Nqs votuesi zgjedh subjektin elektoral në krye të kolonës së parë, fjala vjen, por voton për dy kandidatë të këtij subjekti njëkohësisht, vota është e vlefshme vetëm për subjektin e jo për kandidatët.

· Nqs votuesi zgjedh subjektin elektoral në krye të kolonës së parë, fjala vjen, por nuk voton për asnjë kandidat të këtij subjekti, vota vlen për këtë të fundit.

SHËNIM: Në folklorin elektoral qarkullojnë gojëdhana për nxjerrjen të pavlefshme të votave të partive të vogla nga ndonjë shenjë me stilolaps që shtojnë fshehurazi numëruesit e partive të mëdha. Por deri më sot, gojëdhana të tilla nuk janë provuar me pamje filmike gjatë numërimit të votave.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.