• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Sa mirë që na kapët, këtu bën ftohtë”, dënohen për vjedhje dy të rinjtë shqiptarë në Britani

18/10/2023
in Kronikë
“Sa mirë që na kapët, këtu bën ftohtë”, dënohen për vjedhje dy të rinjtë shqiptarë në Britani

Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë që tentuan të vjedhin një shtëpi do të dëbohen nga Britania.

23-vjeçari Sebastiano Gjoni dhe 26-vjeçari Skelidano Koliqi u arrestuan pasi u kapën duke vjedhur një shtëpi luksoze në fshatin Alderley Edge në Janar të këtij viti.

Policia u lajmërua kur banorët e pronës e telefonuan kur dëgjuan zhurma që vinin nga poshtë shkallëve në orën 8 të mbrëmjes, shkruan “Daily Mail“. Ata bërtitën “hajdutët, hajdutët” dhe u mbyllën në dhomën e gjumit derisa policia mbërriti pas 13 minutash me një qen që ndoqi gjurmët nëpër dëborë dhe gjeti dy të rinjtë.

Ata nuk kishin marrë asnjë objekt nga shtëpia dhe as nuk i kishin shkaktuar ndonjë dëm.

Gjykata mësoi se Gjoni dhe Koliqi kishin shkuar klandestinë në Britani me shpresën për të punuar, por pas kapjes nga policia 23-vjeçari tha: “Sa mirë që na kapën. Këtu është shumë ftohtë. Nuk kemi ku të shkojmë”.

Dy të rinjtë kishin udhëtuar 300 milje nga vendi ku qëndronin në Harringay në Londrën veriore përpara se të futeshin në shtëpi dhe të gjenin pronarët e saj brenda.

Policia zbuloi se Gjoni kishte kryer edhe një vjedhje tjetër 5 ditë më parë në një pronë me vlerë 3 milionë Paund në Halebarns.

Prokurori i çështjes tha se ai ishte larguar nga Shqipëria në moshën 14-vjeçare dhe kishte udhëtuar i vetëm drejt Gjermanisë. Në moshën 17-vjeçare kishte arritur në Britani në mënyrë klandestine. I ati kishte ardhur në rrugë ligjore dhe punonte në industrinë e ndërtimit.

Sebastiano Gjoni

“Në Shqipëri ndodhen nëna dhe gjyshja. Gjyshja është 90 vjeçe dhe e sëmurë. Gjoni tha se nuk ka shtëpi, punë dhe jeton ilegalisht këtu prej vitit 2018. Ai është inteligjent. Veç shqipes, flet rrjedhshëm italisht, gjermanisht dhe anglisht ndërsa kupton spanjisht dhe portugalisht. Ka qëndruar 9 muaj në burgun e të rinjve duke studiuar matematikë të avancuar. Është një artist entuziast dhe për këtë e përgëzojnë në burg. Ai e kupton se këto janë krime serioze dhe do të kthehet në Shqipëri”.

Sa për Koliqin, prokurori tha se ai bënte punë krahu për 50-60 Paund në ditë. Avokati i tij u shpreh se “i vjen keq për veprat që ka kryer. Ai e di se çfarë pasojash do të kishin veprimet e tij te banorët dhe është penduar. Kjo reflektohet në deklaratën e tij.

Ai nuk priste të gjente njeri në shtëpi. Asgjë nuk u mor dhe as u dëmtua. Ai erdhi në Britani në rrethana të dëshpëruara. Ai erdhi në mes të një gjakmarrjeje në Shqipëri që ia vendoste jetën në rrezik. Kjo kufizoi pikëpamjet e tij dhe në Londër po bënte punë që nuk paguheshin mirë.

Skelidano Koliqi

Një mik i sugjeroi të shkonin në Mançester për një punë më të mirë. Ai nuk kishte shtëpi, flinte në makinë. Nuk është justifikim, por shpjegon disa prej zgjedhjeve të dëshpëruara që bëri. Flet anglisht me vështirësi çka i bën kushtet aktuale në burg të vështira për të”, përfundon avokati.

Gjykata e dënoi Gjonin me 28 muaj burg ndërsa Koliqin me 18 pasi të dy pranuan veprën penale. Ata do të deportohen në Shqipëri pasi të lirohen nga burgu.

Më të lexuarat

  • Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

    Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boli i Kokainës u kap në Brazil, Elvana Gjata ia nis këngës me Flori Mumajesin, ndryshimi nga klipet me helikopterë tek klipet duke gatuar në shtëpi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuritë e ngrira të klanit “Çopja” që s’i prek askush, forcat speciale në kërkim të floririt të fshehur nën tokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik, Llakaj nuk i mban lotët: Shoqëri e paedukuar dhe rrugaçe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ONE Albania rrit tarifat, si CEO hungarez i skeduar nga SHBA fshehu 132 milionë euro humbje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji ironizon Berishën: Më shumë njerëz ka në festë synetllëku se në protestën e PD!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zemra e taksistit “VIP” pushon së rrahuri, vdes fansi i çmendur i Ervis Martinajt, Sali Berishën e kishte të gdhendur në gjoks

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!