Godina e Bashkisë së Shkodrës është sulmuar pasditen e kësaj të premteje nga një grup të rinjsh të maskuar, të cilët kanë hedhur gurë dhe një bombë molotov në drejtim të institucionit.
Sipas informacioneve të raportuara, të rinjtë fillimisht kanë qëlluar me gurë godinën e Bashkisë, ndërsa më pas kanë hedhur një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë derës kryesore të hyrjes.
Pamjet që tregojnë momentet e sulmit janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër.
Nga incidenti nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna zyrtare për identitetin e personave që morën pjesë në sulm, ndërsa mbeten të paqarta edhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Burimi: Kronikë
