AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

by Alb Times
07/11/2026
in Botë
6
0
Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ndërmarrë hapa për të forcuar kontrollin mbi Departamentin e Shtetit, duke u thënë zyrtarëve të lartë se punonjësit duhet të qëndrojnë brenda kompetencave të tyre dhe të shmangin veprimet që krijojnë konflikte interesi.

Këtë e bëjnë të ditur katër persona të njohur me çështjen.

Mesazhi i Rubios, i përcjellë gjatë një takimi javën e kaluar, përpara humbjeve elektorale të Partisë Republikane të martën, vjen në një kohë kur figurat kryesore të saj po përpiqen të distancohen nga administrata Trump, e cila po bëhet gjithnjë e më jopopullore.

Takimi u zhvillua pas dorëheqjes së bujshme, në mesin e tetorit, të ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Dorëheqja erdhi pasi raportimet në media ngritën shqetësime se ajo kishte shitur aksesin te zyrtarët e administratës Trump në këmbim të parave, dhuratave dhe favoreve.

Guilfoyle i ka cilësuar raportimet si të pavërteta dhe, në një postim në rrjetet sociale, deklaroi se do të mbrojë reputacionin e saj.

Rubio u tha pjesëmarrësve në takim se sjellja joetike do të çonte në shkarkim, pavarësisht se sa lidhje të fuqishme mund të kishte një zyrtar, tha një nga personat e informuar.

Ai shtoi se shumë zyrtarë po merrnin vendime ose po promovonin agjenda politike pa u koordinuar me të tjerët dhe se vendimet e rëndësishme kërkonin miratimin e tij ose të zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau, sipas personave që folën në kushte anonimiteti. Detajet e takimit nuk janë raportuar më parë.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

26/11/2026

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

26/11/2026

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

26/11/2026

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

26/11/2026

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

26/11/2026

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

26/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

26/11/2026

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

26/11/2026

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

26/11/2026

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

26/11/2026

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

26/11/2026

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

26/11/2026

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

26/11/2026

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

26/11/2026

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS
  • Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.