AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Rrugorja e Shkodrës me ‘dorë të hekurt’/ Arrestime shoferësh dhe vendosje gjobash

by SHT Media
17/11/2025
in Kronikë
6
0
Rrugorja e Shkodrës me ‘dorë të hekurt’/ Arrestime shoferësh dhe vendosje gjobash
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore e Shkodrës ka vijuar kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë rrugore.

Kontrolli është aktiv 24/7 dhe realizohet me pajisje logjistike bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, që shërbejnë për menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që mund të shkaktojnë aksidente ose pengojnë qarkullimin.

Gjatë dy javëve të fundit, Policia Rrugore e Shkodrës raporton se janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 15 të tjerë për veprat penale “Drejtimi në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Përveç tyre, janë vendosur gjithsej 1981 masa administrative, duke përfshirë gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, mosvënien e kaskës mbrojtëse, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tejkalim të shpejtësisë, parakalime të gabuara, ndalim apo qëndrim të gabuar dhe mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Policia Rrugore e Shkodrës thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike për të përmbushur parametrat e sigurisë rrugore.

Policia apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve për kujdes. “Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”.

Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, në mënyrë që policia të ndërmarrë masat e nevojshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë

29/10/2026

‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

“Veliajn do e lejnë edhe pa bukë vetëm se kritikoi Vuçiçin”, Meta debate në sallën e gjyqit

29/10/2026

Pas nënës, në burgun e Fierit mbërrin me beben në krah edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa

29/10/2026

Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

29/10/2026

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

29/10/2026

Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

29/10/2026

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

29/10/2026

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

29/10/2026

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

29/10/2026

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

29/10/2026

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

29/10/2026

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

29/10/2026

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

29/10/2026

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasjet në Dukagjin/ Spaho: Jemi në pistën e duhur për zbardhjen e dy ngjarjeve, hetimet vijojnë
  • ‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.