AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rezoluta kundër korrupsionit, Spiropali: Nuk cënon Reformën në Drejtësi, opozita ta votojë

by SHT Media
23/05/2024
in Politikë
6
0
Rezoluta kundër korrupsionit, Spiropali: Nuk cënon Reformën në Drejtësi, opozita ta votojë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rezoluta për luftën korrupsionit e paraqitur në Kuvend nga ana shumicës parlamentare, është kthyer prej javësh në objekt debati mes PS dhe opozitës, lidhur me pretendimin e opozitës se ajo cenon Reformën në Drejtësi.

Nisur nga këto pretendime, të enjten ka reaguar edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila deklaroi se, në rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, qartazi flitet për mos prekjen e shtyllave apo të elementeve të Reformës në Drejtësi.

Sipas saj, ky nuk është një ndryshim kursi sa i takon mirëqeverisjes, anti-korrupsionit dhe sundimit të ligjit, në të kundërt, është një thellim i kursit për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimit të ligjit, duke qenë se PS-ja, jo vetëm në këtë rezolutë, por çdoherë dhe kurdoherë ka deklaruar se reforma në drejtësi, procesi në të cilin kaloi hartimi i planit kombëtar të veprimit për reformën në drejtësi, ishte, jo vetëm një plan politik i PS-së, por edhe një plan qeverisës që më pas u shndërrua në një plan kombëtar përmes Kuvendit të Shqipërisë.

“Ne nuk synojmë që përmes një rezolute, ‘me shkop magjik’, të përcaktojmë vullnetet dhe politikat sa u takon këtyre tri fushave, por, sigurisht, rezoluta është një hap i parë deklarativ, ku përcaktohet hapësira gjithëpërfshirëse që ka Kuvendi. Ne do të donim që të kishim në këtë rezolutë jo vetëm diskutimet e opozitës, që besoj se do t’i kemi, sepse ju në të gjitha seancat i prekni këto çështje, por në fund edhe njëlloj dakordësie sa u takon parimeve, sepse aty nuk shprehet asgjë tjetër përveç parimeve, për të cilat besoj se biem të gjithë dakord, ku përfshihet edhe çështja që ju e ngritët me shqetësim, për pa kthyeshmërinë e reformës në drejtësi”, theksoi Spiropali në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend.

Sipas saj, në rezolutë flitet për këtë pakthyeshmëri dhe mos prekjen e shtyllave apo të elementeve të reformës në drejtësi, siç është rënë dakord dhe siç është votuar në vitin 2016.

“Këtë hapësirë gjithëpërfshirëse, që Kuvendit ia mundëson Kushtetuta dhe ligji, ne mund ta përdorim për të manifestuar vullnetin tonë politik, por edhe institucional në konceptimin e politikave më të mira dhe hartimin e një plani kombëtar veprimi në këto tri fusha, që është edhe synimi, në fakt, i ngritjes së komisionit të posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit në Kuvend. Këtu nuk ka asnjë përplasje, asnjë marrje kompetencash të komisioneve të përhershme apo të Këshillit të Integrimit, të gjithë kanë rolin e tyre. Kuvendi, në të gjithë këtë hapësirë të gjerë që ka, mundëson edhe ngritjen e komisioneve të posaçme për çështje të caktuara. Këto tri fusha janë prioritet i qeverisë, prioritet kombëtar dhe jo vetëm yni, sepse kanë dalë nga Procesi i Shqyrtimit Analitik të legjislacionit me BE-në, pra procesit screening“, tha Spiropali.

Ministrja nënvizoi se ne sot kemi një diagnozë, kemi një radiografi të të gjithë trupit, jo vetëm të ligjeve, por edhe të funksionimit të institucioneve tona, që ka dalë nga ky proces screening negociatash, dhe e kemi shumë të qartë se ku duhet të jemi, jo vetëm institucionet e qeverisë, pra që varen nga ekzekutivi, por të gjitha institucionet.

“Nuk integrohet as Partia Socialiste e Shqipërisë, as qeveria e Republikës së Shqipërisë në BE, integrohet Shqipëria në BE dhe ku tjetër, përveç Kuvendit, ne mund ta garantojmë këtë hapësirë, ku të shfaqim bashkëpërgjegjësinë tonë në këtë proces, ku të afrojmë edhe ekspertët më të mirë, vendas dhe të huaj, që të jenë partnerët tanë, BE-ja dhe SHBA-të, pjesë e këtij procesi, siç shkruhet e zeza në të bardhë në këtë rezolutë, dhe siç është vullneti ynë për t’i përfshirë në komisionin e posaçëm”, tha Spiropali.

Ministrja shprehu besimin se, është një mundësi e mirë për të gjithë deputetët që ndër vite kanë punuar dhe janë marrë me procesin e integrimit, apo siç drejtohet edhe Komisionin për Çështjet Evropiane në Kuvend, që të jenë pjesë e hartimit të këtij plani kombëtar, me masa institucionale, administrative apo edhe ligjore, të cilat adresojnë tashmë problematika konkrete, që kanë dalë nga procesi i shqyrtimit analitik, si dhe udhërrëfyesit që ne kemi hartuar për shtetin e së drejtës dhe reformën në administratën publike, për të përmendur dy.

“Kjo është një mundësi, besoj se është një instrument që Kuvendit ia jep Kushtetuta, ia jep ligji dhe ne duhet t’i përdorim të gjitha këto mundësi jo për të treguar protagonizëm politik, prandaj e kërkojmë bashkëpërgjegjësinë tuaj në këtë proces, por për të qenë të vetëdijshëm që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’u integruar në BE brenda vitit 2030, siç ka shfaqur vullnetin dhe ambicien si kryetari i Këshillit, Charles Michel, apo kryetarja e Komisionit Evropian, të cilët besojnë se Ballkani Perëndimor mund ta hedhë këtë hap dhe Shqipëria, në fakt, është një lider në këtë rajon sa i tako këtij procesi”, tha Spiropali, duke kërkuar që në seancën e së hënës deputetët të diskutojnë dhe miratojnë këtë rezolutë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.