AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

by Alb Times
25/11/2026
in Botë
6
0
Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ai erdhi këtu për të vrarë, unë për të hetuar krimet e tij”. Kështu e përshkruan Ivan Dulkay përballjen e tij me një nga kapitujt më të rëndë të luftës në Ukrainë. Para pushtimit rus, ai ishte një hetues i ri në policinë e Kievit dhe nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të merrej me krime lufte, aq më pak vetëm pak kilometra larg vendit ku punonte.

Gjithçka ndryshoi në pranverën e vitit 2022, pas tërheqjes së trupave ruse nga Bucha. Bota pa pamjet tronditëse të asaj që kishin lënë pas ushtarët rusë: trupa civilësh të vrarë në rrugë, pranë biçikletave dhe makinave. Edhe në qytetin e afërt të Irpinit, trupat ruse kishin qëlluar mbi familjet që po përpiqeshin të largoheshin nga luftimet, madje edhe ndaj automjeteve që kishin shenja të bardha për të treguar se po transportonin civilë.

Sot, në moshën 31-vjeçare, Dulkay drejton ekipin që po heton më shumë se 300 vrasje në Bucha. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, ai tregon se puna e tij është të identifikojë personat që kanë qëlluar mbi civilët, por edhe të zbulojë se kush i ka dhënë urdhrat.

Hetimi nisi me rindërtimin e ngjarjeve gjatë muajit të pushtimit rus. Ekipi ka mbledhur dëshmi nga banorët, pamje nga kamerat e sigurisë, regjistrime nga dronët dhe video të filmuara nga automjetet. Këto materiale janë krahasuar me dokumente dhe ekspertiza balistike e gjenetike, për të përcaktuar se cilat njësi ushtarake ndodheshin në zona të caktuara në momentin e krimeve dhe kush ishte përgjegjës për vrasjet.

Deri më tani, hetuesit kanë identifikuar rreth 2,500 ushtarakë rusë. Për secilin prej tyre është krijuar një dosje ku dokumentohet njësia ku shërbente, zona ku ishte dislokuar dhe periudha e qëndrimit në terren. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë janë të dyshuar për krime. Deri tani, dyshimet ose akuzat janë formalizuar ndaj rreth 100 personave. Hetimet përfshijnë 88 vrasje dhe rreth 25 raste abuzimi.

Një nga episodet më të rënda është ai i vrasjeve në rrugën Yablunska, ku hetuesit kanë identifikuar një togë zbulimi të Regjimentit të 234-t të parashutistëve rusë. Sipas hetimit, kjo njësi kishte marrë urdhër të qëllonte ndaj kujtdo që kalonte në një segment të caktuar të rrugës, e cila përdorej si korridor evakuimi drejt Irpinit.

Mes viktimave ishin dy të moshuar që po udhëtonin me biçikleta dhe Iryna Filkina, gruaja që u bë e njohur nga pamjet e publikuara pas masakrës, ku dallohej manikyri i saj i kuq. Edhe ajo ishte duke lëvizur me biçikletë kur u vra.

Sipas Dulkay, urdhrin për të qëlluar e kishte dhënë komandanti i togës, i cili kishte lindur në të njëjtën ditë dhe muaj me të, në gusht të vitit 1995. “Në Bucha, në atë rrugë, rrugët tona u kryqëzuan”, tregon hetuesi.

Hetimi nuk ndalet vetëm te ushtarët që kanë kryer drejtpërdrejt krimet. Ekipi po përpiqet të ndërtojë zinxhirin e përgjegjësisë, nga komandantët e togave te ata të kompanive, batalioneve dhe regjimenteve. Synimi është të identifikohen dy komandantë batalionesh dhe Artem Gorodilov, i cili drejtonte Regjimentin e 234-t dhe ndodhej në terren gjatë ngjarjeve.

Dulkay thotë se ka shumë raste që nuk mund t’i harrojë, por veçon një ngjarje të ndodhur në Irpin, ku ushtarët rusë qëlluan mbi një kolonë automjetesh civile që po largohej nga zona e luftimeve. Makinat kishin shenja që tregonin praninë e fëmijëve dhe copa të bardha të lidhura në pasqyra, për të sinjalizuar se bëhej fjalë për civilë.

Një burrë dhe bashkëshortja e tij ishin nisur me dy makina për të evakuuar sa më shumë njerëz. Ai mori me vete fëmijët, ndërsa gruaja transportonte disa fqinj. Automjeti i saj u godit nga të shtënat dhe ajo humbi jetën në vend. Ushtarët rusë nuk e lejuan bashkëshortin të merrte trupin e saj.

Disa ditë më vonë, burri u kthye në këmbë, duke kaluar përmes urës së shkatërruar, dhe iu kërkoi ushtarëve leje për të marrë trupin e bashkëshortes. Kur ata e pyetën se kush e kishte vrarë, ai iu përgjigj: “Ju e vratë”. Pas kësaj, i dhanë leje ta merrte. Ai e ngarkoi trupin mbi shpatull dhe, për një pjesë të rrugës, u detyrua ta tërhiqte zvarrë, me qëllimin që ta çonte në shtëpi për ta varrosur. Gjatë gjithë rrugës, ai vazhdonte t’i fliste gruas, duke i thënë: “Edhe pak dhe jemi në shtëpi”.

Gjatë intervistës, Dulkay emocionohet teksa kujton dëshminë e burrit. Ai thotë se ka ende persona që mohojnë ose minimizojnë atë që ndodhi në Bucha, ndërsa kërkon mbështetje ndërkombëtare që përgjegjësit të mos mbeten të pandëshkuar.

Sipas tij, asnjë nga rreth 100 personat ndaj të cilëve janë formalizuar dyshimet për krime në Bucha nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai thotë se mekanizmi i Interpolit nuk ka funksionuar për këto raste dhe se drejtësia nuk mund të arrihet vetëm përmes punës së hetuesve ukrainas. Për këtë arsye, ai kërkon ndihmën e qeverive dhe qytetarëve të vendeve të tjera, në mënyrë që personat e dyshuar për krime lufte të mos vazhdojnë të jenë të lirë.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!

25/11/2026

Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

25/11/2026

Veliaj kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit, kryebashkiaku i drejtohet Gjykatës së Lartë

25/11/2026

“Tensionet po përshkallëzohen”- Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë!

25/11/2026

Përgjimet e SkyECC/ Pas katër vitesh pranohet ekspertiza teknike e palës mbrojtëse, ja çfarë ngre raporti i specialistit italian

25/11/2026

Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

25/11/2026

Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

25/11/2026

Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

25/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

25/11/2026

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

25/11/2026

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

25/11/2026

Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

25/11/2026

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

25/11/2026

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

25/11/2026

Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet paraprake të policisë

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!
  • Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.