• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rama paralajmëron ndryshime për turizmin: Shezlone do të marrin vetëm hotelet, do ketë plazhe publike

14/09/2024
in Politikë
Rama paralajmëron ndryshime për turizmin: Shezlone do të marrin vetëm hotelet, do ketë plazhe publike

Viti i ardhshëm i sezonit turistik veror do të funksionojë përmes rregullave të tjera. Bëhet fjalë për organizimin e vijës së plazhit, hapësirave publike e vendosjes së shezloneve.

Këtë e ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama në podcastin e të shtunës ku foli për industrinë e turizmit.

Kështu, Rama u shpreh se leja për shezlonet nuk do të jepet për këdo. Sipas tij, shezlone do të marrin vetëm hotelet, dhe këto sipas kapaciteteve të numrit të dhomave që kanë.

“Ata të shezloneve këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhurit në majë të hundës të gjithë popullit, kështu që vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë më shezlone, përveç se për ata që kanë hotele. Dhe jo vetëm përveç se ata që kanë hotele, nuk mund të jepen leje plazhesh për të ardhur një individ dhe për të thënë dua këtë plazhin këtu e do vë një beach bar e do vë shezlone. Mund të vësh një beach bar por nuk ke për të vënë shezlone. Mund të kesh një restorant por nuk ke për të vënë shezlone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shijimi i plazhit mes atyre krevatëve të ngjitur me njëri-tjetrin është i pamundur.

Nuk mund të kesh hotel me 40 dhoma edhe të kesh 200 shezlone e të marrësh popuj aty e t’i detyrosh të paguajnë. Jo! Ti do vësh shezlone për aq sa ke kapacitetin, jo 1 për dhomë dhe do lësh distanca të tjera”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, do të caktohet një kufi deri ku mund të vendoset shezlonet, jo deri në vijën e detit pa lënë hapësirë për qytetarët.

“Tjetra, nuk mund t’i çosh shezlonet deri te bregu i ujit që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur. Kështu do krijojmë një fashë të hapësirës publike”.

Një aspekt tjetër i këtyre masave do të jetë krijimi i hapësirave publike në plazhe që do të administrohen nga bashkitë ku qytetarët mund të qëndrojnë me çadrat e tyre kundrejt një tarife minimale.

“Tjetra, do ta fillojmë me bashkitë që bashkitë të marrin hapësira dhe të vendosin bashkitë çadra e aty ku është e arsyeshme dhe shezlone por me një çmimi tavan të detyruar. Të kenë mundësi njerëzit të vijnë me çadrat e tyre dhe ata të paguajnë një shumë minimale sepse duhet për të pastruar, duhet çliruar komplet kjo mushkëri e detit dhe rërës nga gjithë këto insekte që e sulmuan rëndë këtë vit”.

Në mbyllje të vitit 2024, qeveria shqiptare pret që vendi të ketë 13 milionë turistë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!