• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rama: Jemi të shqetësuar për ballkanizimin e Europës!

16/09/2025
in Politikë
Rama: Jemi të shqetësuar për ballkanizimin e Europës!

Gjatë fjalimit të tij në Kolegjin e Evropës në Bruzh, kryeministri Edi Rama deklaroi se paqja dhe e ardhmja e kontinentit varen nga përshpejtimi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar se çdo vonesë rrezikon të thellojë nacionalizmin dhe të dobësojë ndikimin ekonomik e politik të Evropës. Mes të tjerash, ai shtoi se frika e vërtetë është “ballkanizimi i Europës”.

“Shqipëria është e përkushtuar ndaj procesit. Një gjë është e sigurt. Ne vërtet jemi të përkushtuar dhe Federica më mësonte se ky ishte vërtet një proces bazuar në meritë, kurse unë besoj se ky është proces bazuar në martesë. Besoj duhet shumë për të firmosur një kontratë. Shikoni Britaninë, kështu që më mirë, martohu, rri aty brenda dhe shijo shoqërinë e mirë.

E vërteta është se qëkur Putini pushtoi Ukrainën, procesi u bë real. BE-ja jo vetëm e tregoi me fjalë por me vepra, duke nxitur një proces më të shpejtë.

Nuk është diçka që duhet ta bëni ju për ne, por duhet ta bëni për veten pikërisht sepse ato segmente kundër zgjerimit po thonë jo. Sigurisht për sigurinë e vet. Paqja nuk është kurrë e përhershme, duhet mbrojtur përditë dhe duhet të jetë një busull e jetës së përditshme, pa pasur një luftë për të vendosur sa është e rëndësishme. Nuk është vetëm mbrojtje. Çdo zgjerim, dhe çdo herë zgjerimi ka qenë një motor rritjeje. Sot janë fuqi të tjera që po shfaqen: Kina, Brazili, më të uritura, më të shpejta. Evropa rrezikon të mbetet pas ekonomikisht dhe të humbasë rëndësinë e saj. Për të ruajtur rëndësinë e saj, Evropa duhet të bëhet më e madhe dhe të bëjë bashkë të gjitha vendet demokratike të Evropës, çka e bën atë një forcë mjaft të madhe zhvillimi.

Mësimet janë të qarta. Çështja është: a do merren seriozisht? Vonesa është e rrezikshme, shumë e rrezikshme. Dëgjova sërish Mario Draghín që e përsëriste këtë me forcë. Dëshpërimi shkon deri tek ai qytetari mesatar i zakonshëm. Dëshpërimi mbjell nacionalizëm.

Në Ballkan, ne jemi në një pozitë shumë më të mirë, por tashmë jemi shumë, shumë të shqetësuar për ballkanizimin e Evropës.

Evropa do të jetë e ardhmja jonë, ose nuk do të jetë më. Që Evropa të vazhdojë Evropë, ribashkimi duhet të jetë domosdoshmëri.”, tha Rama.

Më të lexuarat

  • Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili, ndërsa BE po e bllokon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Iku dhe nuk u kthye më!” Avokati Vishaj rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë dhe braktisjen nga gruaja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pres të më marrë ende në telefon…”, Ema Andrea trondit me rrëfimin për binjakun e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Urdhri i ri, Mojtaba Khamenei i vendos vijën e kuqe SHBA-së për uraniumin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fundi i një autokrati/ Orban nuk do të kthehet më kurrë, Magyar vendos kufi 8-vjeçar për kryeministrat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bleu mandatin te Shkëlzeni për 500 mijë euro, deputeti sheik i PD-së Ramadan Likaj pritet të kalojë në krahun e PS-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Integrim gradual”, zbulohet letra e Merz për Shqipërinë: Zgjidhje inovative për vendet kandidate

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ish-kandidati për kreun e PD-së: Edhe Meremja do ta mundte Berishën po ta lejonin të garonte, ajo parti nuk ka të ardhme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Perandoria e Messina Denaro-s: harta e thesarit të bosit të fundit të madh të Cosa Nostra-s!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!