AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama: D’Alema mentori mi, jo këshilltar. Hotel për Sgarbin? Do të ishte një “bordello” shumë e madhe…

by SHT Media
03/06/2024
in Politikë
6
0
Rama: D’Alema mentori mi, jo këshilltar. Hotel për Sgarbin? Do të ishte një “bordello” shumë e madhe…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama tha sot se Massimo D’Alema nuk është këshilltar i tij, por një mentor. Rama tha se “D’Aleman nuk e kam emëruar këshilltar, sepse nuk do ia lejoja vetes ta emëroja këshilltar. Ai është një mentor. Është njëri prej shtetarëve më të mëdhenj, sipas meje, pas Luftës së Ftohtë dhe është një prej mendjeve më të bukura që kam takuar në jetë. Të gëzosh miqësinë e tij, është, për mua, një medalje e madhe nderi”. 

“Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për… Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu! Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku.

Ndërkohë i pyetur për Vittorio Sgarbin, Rama tha se është një italian i madh. “Ka qenë gjithnjë nder të pres Vittorio Sgarbin. Është një italian i madh. Librat e tij do të mbeten, artikujt për të do të zhduken. Kjo është historia. Kur të flitet për Vittorio Sgarbin, do flitet për librat e tij, për njohuritë e tij mbi artin, për mënyrën e qëndrimit dhe të të bërit televizion, që është sigurisht ultra provokuese, por artikujt për të s’mendoj do i lexojë kush.

Po unë nuk fola për vlerësimin e tij për artin tim. Unë fola për vlerësimin tim për Vittorio Sgarbin. Konflikt interesi mund të ishte nëse unë do thoja se Vittorio Sgarbi është i madh, sepse çmon artin tim ose se Vittorio Sgarbi vlerëson artin tim, ndaj ai është i madh. Unë nuk e thashë. Ju më pyetët për Vittorio Sgarbin. Nuk e di se ç’hyn, por e kuptoj që Vittorio Sgarbi tani është pjesë edhe njëherë e një përplasjeje të madhe në Itali dhe ju doni ta sillni tek unë”, shtoi Rama.

I pyetur nëse Sgarbi ka kërkuar favorizime, Rama tha se nuk qendron një gjë e tillë.

“Po kush jua thotë këto histori?! Po çfarë janë këto histori. Një PPP për Vittorio Sgarbin! Po a e imagjinoni dot ju Vittorio Sgarbin që administron një hotel? Do të ishte bordelloja më e madhe në historinë e hotelerisë, ndjesë. Ne kemi një thënie, ‘gjuha vete ku dhemb dhëmbi’. Unë e thashë “një bordello e madhe” në kuptimin e rrëmujës. Po ju menduat bordello, se ndoshta do e kishit kënaqësi të vizitonit bordellon e Vittorio-s. Po ç’është kjo histori?! S’ka pasur kurrë një histori të tillë. Çfarë po thoni?! Ai ka ardhur shumë herë. Kemi folur edhe për të krijuar rrethana ku Shqipëria të ishte një destinacion arti, po kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Më falni, po çfarë është ky, një proces gjykimi për qëllimet? Sipas meje, ka një problem të madh, sepse ju mblidhni thashetheme, nga njëri cep në tjetrin, nga persona që flasin, që thonë “kemi takuar”, “kemi parë””, shtoi Rama.

“Më fal, po faktet, faktet, ku janë faktet? Mirë pra, jemi parë me Vittorio-n, kemi menduar të hapim një bordello, në kuptimin me të cilin e merrni ju. Po faktet ku janë? Ku është bordelloja? Ë? Atëherë, si mund të shpenzohet koha e publikut italian, e shërbimit publik italian duke folur për thashetheme? Fole për këtë, a e pe atë, a e pe këtë tjetrin? Më falni, po për çfarë po flasim?

Gazetaria hulumtuese, sipas meje, është që ju hulumtoni dhe pastaj vini tek unë duke më paraqitur faktet dhe më gozhdoni me fakte, jo duke u përpjekur të më vini në siklet me thashetheme dhe duke folur për njerëz, për emra, për gjëra, për persona që, në fund të fundit, në një gazetari demokratike duhet të kenë të drejtën e dinjitetit personal. Çdo person që përmendet me emër duhet të ketë të drejtën e dinjitetit personal, për të mos u tallur me të, për të mos u vënë në mes të një ngatërrese të madhe, duke i krijuar probleme në familje, duke i krijuar probleme me miqtë, duke i krijuar probleme në qytetin e tij, sepse është përmendur nga shërbimi publik italian. Këto janë gjëra të pabesueshme. Ndërsa unë jam këtu për faktet. Duhet të më tregosh një fakt për të cilin duhet të përgjigjem, po me “kam takuar këtë, kam takuar atë tjetrin, pashë njërin, dikush më tha”. Për çfarë po flasim?!”,theksoi Rama.

“Nuk po flasim për asnjë figurë dhe nuk po flasim për asgjë, sepse ju më flisni për diçka që unë as e di që ekziston, që ka një hetim e kështu me radhë dhe më flet për diçka që i takon drejtësisë, nuk më takon as mua as juve, i takon drejtësisë. Pastaj, fakti që… jo, e kisha në kuptimin e fakteve për personin, jo që ju të mos bëni punën tuaj, edhe ajo na duhet. Jua them unë pse. Sepse këtu u hodhën emra, u hodhën histori, që nuk mbështeten aspak në fakte. Aspak. Ky tha kështu, ai tha ashtu, një tjetër tha… Për çfarë po flasim? Unë jam kryeministri i një vendi që ka shumë halle dhe më duhet të punoj. Ndërkohë, ju vihem në dispozicion me respekt. Më në fund, do të kem të drejtën të përgjigjem për një program ku nuk kishte replikë. Madje, keni gënjyer edhe publikun italian, sepse i keni thënë që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk ju ishte përgjigjur. Botimi në faqen e internetit erdhi më pas, kur ne ngritëm zërin. Po të mos kishim ngritur zërin, publikimi nuk do të ishte bërë”, tha Rama.

“Nga këndvështrimi gazetaresk, ajo është një pocaqi dhe ju u shprehët se kishte refuzuar të përgjigjej. Ndërkohë, kishit marrë të gjitha përgjigjet. Unë kam parë që, më fal, ju e keni bërë kërkesën me shkrim dhe kur e çuat kërkesën me shkrim, nuk thoshit që i dua përgjigjet edhe me gojë. I kërkuat me shkrim? I morët përgjigjet me shkrim. Dhe, jo vetëm që nuk i publikuat, dhe jo vetëm thatë që ai nuk ju ishte përgjigjur, po kur folët për gjërat e tij, thatë gënjeshtra. Gënjeshtra. Në rregull? Dhe, jo vetëm gënjeshtra, por e nxorët në një dritë të tillë, që shoh se, sipas jush, është e vetmja mënyrë për të hetuar, po nuk është e vërtetë, sepse nuk do të ishte mëkat nëse një hetim do të shkonte edhe në favor të të hetuarve tuaj. Domethënë, nuk duhet të keni gjithnjë ju të drejtë, që hyni për të gjetur fajtorë dhe tani njerëzit janë fajtorë, sepse ju duhet të justifikoni punën tuaj. Mund të bënit një hetim dhe, në fund, të thoshit “jo, Shqipëria nuk është narkoshtet”, sepse kjo është fyerje për një popull dhe fyerje për një vend”, shtoi Rama.

“Liria e mendimit dhe e informimit mund të vritet edhe duke bërë gazetarinë tuaj. Nuk ka dyshim, sepse, thjesht, ke një telekamera, e përdor si armë, ke gjuhën dhe zërin dhe i përdor si plumba, ndërkohë që të tjerët janë vendosur aty sipas skenarit, për të arritur në konkluzionin e dëshiruar paraprakisht. Pra, njësoj siç e bënte Enver Hoxha. Përpara vendoste kush ishte fajtori dhe pastaj i shkonte mbrapa që t’i binte. Edhe kjo quhet mënyrë demokratike për të vrarë”, tha Rama.

Sipas tij, ky është impenjim për të hedhur baltë nga burimet më të pista të Shqipërisë që t’i vësh përpara në shërbimin publik e pastaj, t’ia paraqesësh popullit italian, sepse ju jeni kundër qendrave të pritjes.

“Më fal, po ç’interes ka publiku italian për thashetheme?!”, tha Rama.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.