AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

by SHT Media
12/12/2025
in Politikë
6
0
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për ankimimin e kryeministrit Edi Rama për vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës. 

Mësohet se Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kalojë çështjen Balluku për shqyrtim në seancë. 

Bëhet me dije se 5 gjyqtarë te GJK kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Edi Ramës, ndërkohë që 3 të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. 

Pas ketij vendimi, ceshtja do te shqyrtohet ne nje seance te posaçme, ku anëtaret e Gjykates Kushtetuese do te gjykojnë ne themel, vendimin e GJKKO. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion caktoi masën e pezullimit per Belinda Ballukun, pas hetimit te SPAK, qe ka ngritur akuza te forta ndaj numrit dy te qeverise per abuzime me tunelin e Llogarasë dhe paracaktimin e tenderit te Unazës se Madhe. 

Padia e kryeministrit: 

Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si anti kushtetues të vendimit të gjykatës së posaçme të datës 19 nëntor 2025 për masën e sigurisë pezullim nga detyra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Në padinë e plotë të firmosur nga kryeministri Edi Rama, theksohet se kryeministri vlerëson se vendimi në fjale është anti kushtetues pasi: cënon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, sipas pikës 3 të nenit 103 të kushtetutës ku thuhet se “gëzon imunitetin e deputetit”, cënon parimin e ndarjes së pushteteve, parashikuar në nenin 7 të kushtetutës duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit si organ kushtetues i një pushteti tjetër dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë.

Për këto arsye, kryeministri i kërkon gjykatës kushtetuese ta shfuqizojë masën e pezullimit dhe të zgjidhe mosmarrëveshjen e kompetencës të krijuar, për shkak të faktit se me vendimin e saj, GJKKO duke vendosur masën në fjalë, ka krijuar de fakto një situatë juridike ku ndërhyn në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit. Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët. Një tjetër argument i ekzekutivit është se me pezullimin e Ballukut, Këshilli i Ministrave nuk shqyrton e as nxjerr akte për nismat në ‘Infrastrukturë dhe Energji’, duke penguar zhvillimin në një nga sektorët jetik të vendit. Në kërkesë padi, thuhet se garancia e anëtarit të këshillit të ministrave nuk përbën thjesht interes të vetë individit që ushtron detyrën e ministrit, por të keshillit të ministrave si organ kushtetues ku ai është anëtar dhe tashmë për shkak të vendimit me efekt pezullues të GJKKO është penguar në kryerjen e kompetencacve të veta.

Sipas padisë së dorëzuar në kushtetuese, anulimi i vendimit të GJKKO është i domosdoshëm pasi mbron sistemin e qeverisjes në Republikën e Shqipërisë duke ruajtur funksionalitetin e pushtetit ekzekutiv, konkretisht të këshillit të ministrave funksioni i të cilit është interes parësor, shtetëror e shoqëror. “lenia ne fuqi e vendimit të GJKKO do të sillte pasoja të pariparueshme në qeverisjen e vendit duke krijuar vakum institucional në funksionimin e keshillit të ministrave, çka nuk lejohet nga Kushtetuta e vendit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror
  • Dhëndër Kafsha
  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.