• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Qeveria 250 milion lekë për votën e diasporës, mesi i nëntorit afati i fundit i regjistrimit të emigrantëve

05/09/2024
in Politikë
Qeveria 250 milion lekë për votën e diasporës, mesi i nëntorit afati i fundit i regjistrimit të emigrantëve

Në kohën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ulur të shkruajë rregullat që mundësojnë realizimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e pranverës, Qeveria ka akorduar fondin që i duhen për t’u regjistruar online.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se për ngritjen e sistemit elektronik në aktin normativ të buxhetit të shtetit, i cili është dërguar për miratim në Kuvend, parashikohet një mbështetje financiare prej 250 milion lekësh për ngritjen e platformës.

Akti Normativ i Buxhetit të Shtetit:

“Propozimet sa i takon zërave të shpenzimeve buxhetore, ndër të tjera, konsistojnë në financimin shtesë, në masën 250 milionë lekë për vitin 2024, për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe garantimin e implementimit në kohë të sistemit”.

Grupi i punës i ngritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka gati 20 aktet nënligjore, të cilat pritet ti dërgohen për miratim shume shpejt Komisionit Rregullator.

Në dokumentin që Top Channel disponon 10 shtatori përcaktohet si afati i fundit për miratimin e rregullave për regjistrimin e emigrantëve dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve nga jashtë.

Deri në mes të nëntorit duhet të jetë marrë konsensusi për administrimin e numërimit dhe vlerësimit të votave që sipas parashikimeve në Kodin Elektoral pritet të bëhet në KQZ, ndërsa 1 Marsi i 2025-sës është limiti i afatit për miratimin e fletës së votimit e cila pritet tu shkojë përmes shërbimit postar emigrantëve të cilët kane shprehur dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës.

Regjistrimi i tyre do të hapet 4 muaj para datës së zgjedhjeve të dekretuar në Shqipëri dhe u lihet 60 dite kohë për ta përmbyllur këtë proces.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!