AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

by SHT Media
05/12/2025
in Botë
6
0
Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përsëritur paralajmërimin  e tij se trupat ukrainase duhet të tërhiqen nga rajoni lindor i Donbas, përndryshe Rusia do ta marrë me forcë, duke hedhur poshtë çdo kompromis për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Ose ne i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen prej tyre”, tha ai për India Today. Aktualisht, Moska kontrollon rreth 85% të Donbasit, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar prerazi se nuk do të dorëzojë asnjë territor.

Komentet e Putinit vijnë pas deklaratave të homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili tha se negociatorët, pas bisedimeve në Moskë  kanë besim se “Putin do të donte t’i jepte fund luftës”. Emisari i Trump-it, Steve Witkoff, i cili qëndroi në Moskë, pritet të takojë ekipin ukrainas në Florida.

Trump tha po ashtu se pavarësisht bisedimeve, është ende herët për të folur për rezultate.

Kremlini ka njoftuar sot, 5 dhjetor, se është në pritje të reagimit të Washingtonit pas takimit në Rusi.

“Jemi duke pritur përgjigjen e kolegëve amerikanë për diskutimet që patëm të martën”, tha Yuri Ushakov, këshilltar i lartë i Putinit, raportojnë mediat e huaja. Ai shtoi se nuk ka plane për një telefonatë mes Putin-it dhe Trump-it dhe nuk është caktuar asnjë datë për një takim të ri me Witkoff.

Versioni fillestar i planit amerikan të paqes propozonte t’i kalonte pjesët e Donbasit nën kontrollin e Ukrainës, por në administrim de facto të Rusisë. Megjithatë, ekipi i Witkoff prezantoi një variant tjetër në Moskë.

Në intervistën për India Today, përpara vizitës shtetërore në Delhi, Putin tha se nuk e kishte parë këtë version të ri para takimit me Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndrin e Trumpit.

“Prandaj duhej të shqyrtonim çdo pikë, dhe për këtë arsye bisedimet zgjatën kaq shumë”, tha ai, duke shtuar se Moska nuk pajtohet me disa pjesë të planit amerikan.

Të paktën dy tema kyçe mbeten pa zgjidhje: fati i territoreve të pushtuara nga Rusia dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ushakov, negociatori kryesor rus, tha pas takimeve se nuk u arrit “asnjë kompromis” për t’i dhënë fund luftës. Ai la të kuptohet se pozita negociuese e Rusisë është forcuar nga, siç pretendon Moska, sukseset e fundit ushtarake.

Ukraina ndërkohë ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se po zvarrit çdo marrëveshje armëpushimi me qëllim të kapjes së territoreve të tjera. Kievi prej kohësh këmbëngul se çdo marrëveshje duhet të garantojë siguri të forta për Ukrainën.

Javën e kaluar, Zelensky deklaroi se negociatorët ukrainas kanë arritur të ndryshojnë disa pika kyçe të planit fillestar amerikan, i cilësuar si më i favorshëm për Rusinë, gjatë bisedimeve me një delegacion amerikan në Gjenevë më 23 nëntor. Në një deklaratë të përbashkët, negociatorët amerikanë dhe ukrainas thanë se kishin hartuar një “kuadër të përditësuar dhe të përmirësuar të paqes”, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, negociatorë të nivelit të lartë nga Europa, të cilët kishin shprehur shqetësime për planin fillestar amerikan, ishin gjithashtu në Gjenevë javën e kaluar, ku u takuan veçmas me delegacionet e Ukrainës dhe SHBA-ve.

Ndër një zhvillim tjetër, portali gjerman Der Spiegel raportoi të enjten, 4 dhjetor, se kishte siguruar një transkript konfidencial të një video-konference ku liderët europianë shpreheshin të shqetësuar për negociatat amerikane.

Sipas transkriptit, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë:

Ekziston rreziku që SHBA-të të tradhtojnë Ukrainën për çështjen e territoreve pa ofruar qartësi për garancitë e sigurisë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz besohet se ka thënë që Zelensky duhet të jetë “jashtëzakonisht i kujdesshëm ditët në vijim”.

“Po luajnë lojëra, si me ju, ashtu edhe me ne”, raportohet të ketë thënë Merz.

Presidenti finlandez Alexander Stubb gjithashtu ka theksuar se “Ukraina nuk duhet lënë përballe këtyre njerëzve.” Megjithatë këto mbeten të paverifikuara si deklarata.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022 dhe aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas. Në javët e fundit, trupat ruse kanë avancuar ngadalë në juglindje të Ukrainës, pavarësisht humbjeve të rënda të raportuara.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.