Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pas përplasjeve me forcat e policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime të ndryshme të Tiranës.

Pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e turmës, grupe protestuesish janë zhvendosur në rrugë të ndryshme, duke vijuar lëvizjet jashtë zonës kryesore të protestës.

Sipas raportimeve, disa prej tyre u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë lënë në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve të policisë.

Ata para arratisjes shkulën edhe disa pllaka te Sheshit Skenderbej. Teksa u arratisën rrugëve për të mos u kapur nga policia që po i ndiqte.

Burimi: Kronikë
