AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Protestat në Francë, ndalohen tubimet në qendër të Parisit, rikthehen oraret policore nga frika e përshkallëzimit!

by Alb Times
31/10/2026
in Botë
6
0
Franca përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Franca përgatitet për një tjetër ditë protestash masive, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të forta sigurie për të parandaluar përsëritjen e trazirave dhe akteve të vandalizmit të regjistruara në qytetet franceze gjatë javëve të fundit.

Nga frika e përshkallëzimit të situatës, autoritetet në Paris kanë vendosur kufizime për zhvillimin e demonstratave në qendër të kryeqytetit, duke lejuar tubimet vetëm në zona të caktuara jashtë saj. Gjithashtu, në disa zona qendrore do të rikthehen oraret policore gjatë natës.

Megjithatë, Gjykata Administrative e Parisit ka vendosur që një marshim nga Place de la Bastille drejt Place de la Nation, në qendër të kryeqytetit, të mund të zhvillohet. Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka bërë të ditur se qeveria do ta apelojë këtë vendim.

Nunez ka paralajmëruar gjithashtu një prani të shtuar të forcave të policisë në rrugë, duke argumentuar se ekzistojnë rreziqe për rendin publik dhe për pronat private, veçanërisht për bizneset dhe dyqanet. Autoritetet franceze presin që qindra mijëra qytetarë t’u bashkohen demonstratave.

Për të përballuar situatën, edhe gjatë fundjavës së kaluar u angazhuan rreth 70 mijë efektivë policie, me qëllim parandalimin e përplasjeve, akteve të dhunës dhe plaçkitjeve.

Protestat kanë nisur prej javësh nga të rinjtë, të cilët kërkojnë më shumë personel dhe pajisje më të mira në shkolla. Që nga mesi i tetorit, lëvizjes u janë bashkuar edhe grupe të tjera qytetarësh, të cilët kundërshtojnë kryesisht rritjen e kostos së jetesës.

Pas trazirave të mëdha të regjistruara në prag të protestave të 17 tetorit, policia arriti të shmangte kryesisht përshkallëzimin e dhunës gjatë demonstratave të së shtunës së kaluar. Megjithatë, autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë, ndërsa Franca përballet me një tjetër valë tubimesh masive.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

31/10/2026

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

31/10/2026

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

31/10/2026

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

31/10/2026

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

31/10/2026

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

31/10/2026

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

31/10/2026

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

31/10/2026

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

31/10/2026

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

31/10/2026

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

31/10/2026

Rusia bombardon Kievin me dronë, kryeqyteti ukrainas mbetet pa energji elektrike

31/10/2026

Protestat në Francë, ndalohen tubimet në qendër të Parisit, rikthehen oraret policore nga frika e përshkallëzimit!

31/10/2026

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

31/10/2026

Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.