AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

by Alb Times
31/10/2026
in Botë
6
0
Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Lartë Publike në Munih konfirmoi se në Gjermani ishte zhvilluar procedurë penale kundër një të mituri, i dyshuar për kryerjen e një sulmi terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd.

Gjatë këtij sulmi, një pjesëtar i Xhandarmërisë serbe, që e ruante ndërtesën, e vrau sulmuesin.

Siç thuhet në përgjigjen më 30 tetor dhënë për REL-in, Gjykata e Qarkut në Munih, në qershor të vitit 2026, lëshoi fletarrestim për një shtetas 17-vjeçar të Serbisë, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ndër të cilat edhe “dhënia e udhëzimeve për kryerjen e një vepre penale terroriste”, si dhe për përhapjen dhe përdorimin publik të simboleve të organizatës ekstremiste, Shteti Islamik.

“Ai dyshohej se ka vëzhguar sheshin Sankt-Jakobs-Platz në Munih dhe është përpjekur të sigurojë armë për të kryer një sulm ndaj Muzeut Hebraik atje. Nga 22 qershori deri më 24 korrik 2026, ai ishte në paraburgim në një institucion korrektues për të mitur”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Lartë Publike në Munih.

Nga ky institucion thonë se i dyshuari nuk ishte dënuar më parë dhe se që nga viti 2022 kishte jetuar te babai i tij në Munih, ndërsa më 24 korrik 2026 ishte dëbuar në Serbi, te nëna e tij që jeton në këtë shtet.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, sulmuesi i mitur, i armatosur me dy thika, sulmoi natën mes 27 dhe 28 tetorit një pjesëtar të Xhandarmërisë që ruante ndërtesën e Ambasadës së Izraelit në Beograd.

Sulmuesi, duke thirrur “Allahu Akbar [Zoti është i madh]”, iu vërsul xhandarit me dy thika, pas së cilës pjesëtari i Xhandarmërisë përdori armën e zjarrit, njoftoi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Ai njoftoi po ashtu se, “ndonëse identiteti i tij ende nuk është përcaktuar, shërbimi ynë e kishte përcjellë dhe dihet se ishte përkrahës i Shtetit Islamik”.

Hetimet po i zhvillon Prokuroria për Krimin e Organizuar e Serbisë, e cila më herët konfirmoi se prokurori e kishte udhëzuar policinë të merrte në pyetje njerkun dhe nënën e “të miturit D.N., për të cilin dyshohet se është personi që kreu sulmin”.

Sulm ndaj përfaqësisë diplomatike të Izraelit në Beograd ndodhi edhe në qershor të vitit 2024, kur Millosh Zhujoviç (1999), i njohur edhe me emrin Salahudin, sulmoi me hark dhe shigjeta dhe plagosi një pjesëtar të Xhandarmërisë që ruante Ambasadën.

Xhandari i plagosur iu kundërpërgjigj me armën zyrtare dhe e vrau sulmuesin. Sulmi u cilësua si terrorizëm, ndërsa pas incidentit u ndërmor një aksion i gjerë policor, gjatë të cilit u arrestuan disa persona për të cilët autoritetet në Serbi pretendonin se kishin lidhje me qarqe radikale islamiste.

Në Serbi, edhe në vitin 2019 shtatë persona u dënuan me vendim të formës së prerë me gjithsej 69 vjet e gjashtë muaj burgim për bashkim me qëllim terrorizmi, pjesëmarrje në luftën në Siri dhe bashkëpunim me grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

31/10/2026

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

31/10/2026

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

31/10/2026

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

31/10/2026

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

31/10/2026

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

31/10/2026

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

31/10/2026

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

31/10/2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

31/10/2026

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

31/10/2026

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

31/10/2026

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

31/10/2026

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

31/10/2026

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

31/10/2026

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin
  • Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.