Protestuesit gjimnazistë, shumë prej tyre të mitur, sulmuan godinën e Bashkisë Shkodër sot, me gurë e sende të forta, duke shkaktuar dëme.
Pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës në Shkodër, një prej protestuesve të shoqëruar nga Policia ka deklaruar se tubimi kishte nisur në mënyrë paqësore, por më pas situata është përshkallëzuar.
“Kemi dalë për të drejtat tona. Nuk kam bërë asgjë. Protestat kanë nisur paqësore, por vetë e kanë sjellë në këtë pikë. Unë nuk kam bërë asgjë”, u shpreh protestuesi pas ndërhyrjes së Policisë.

Ndërkohë, në Shkodër janë regjistruar momente tensioni gjatë ndërhyrjes së efektivëve për shoqërimin e protestuesve, ku pati reagime edhe nga familjarë dhe pjesëmarrës të tjerë në tubim.
Burimi: Kronikë
