Kanë nisur riparimet në bizneset e dëmtuara në kryeqytet gjatë protestës së një nate më parë, e cila u shoqërua me tensione, përplasje dhe akte vandalizmi në disa zona të Tiranës.
Punëtorët e bizneseve kanë nisur punën për zëvendësimin e xhamave të thyer dhe riparimin e dëmeve materiale, në përpjekje për të rikthyer sa më shpejt ambientet në gjendjen e mëparshme.
Ndërkohë, edhe këtë të enjte ka pasur tensione mes protestuesve dhe policisë.
Burimi: Kronikë
