AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Protesta e opozitës/ “Nuk është rruga e duhur!”, analisti: Shqipëria nuk janë vetëm militantët, duhet afrim me votuesin

by SHT Media
25/11/2025
in Politikë
6
0
Protesta e opozitës/ “Nuk është rruga e duhur!”, analisti: Shqipëria nuk janë vetëm militantët, duhet afrim me votuesin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Indrit Vokshi, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri”, komentoi protestat që ka nisur PD-ja para kryeministrisë, duke thënë se nuk është rruga e duhur. Ai theksoi se PD, me protestat e mëparshme, ka arritur të nxjerrë në shesh militantët e saj, por shtoi se kjo nuk mjafton. Sipas Vokshit, PD duhet që të fokusohet te organizimi dhe identifikimi i figurave që të afrojnë partinë me votuesin.  

“Mendoj se nuk është rruga e duhur. E njoh PD se kam qenë dikur. 10 protesta të mëdha kombëtare ka bërë PD në vitin 2019. Asnjë produkt politik. Ti strukturën dhe militatët e tu i nxjerr në shesh. Por Shqipëria nuk janë vetëm militantët e tu. Një parti duhej të merrej më shumë me organizimin, identifikimin e personaliteteve dhe figurave që të ishin të aftë për t’i vendosur partisë një marrëhënie me votuesin. Protesta në fjalë nuk është se vë një marrëdhënie të re me votuesin dhe nuk po  të rrit votat. Partia duhet të fokusohet te përmirësimi i cilësisë së përfaqësimit të saj.”, u shpreh Vokshi.  

Komentoi gjithashtu edhe zgjedhjen e Sali Berishës si një nga zëvendës presidentët e CDI-së teksa ndodhej në Brazil. Sipas tij, PD tentoi që të bënte propagandë me këtë vendim për të thënë se po pranohemi nga strukturat jashtë vendit.  

“Berisha ka shkuar e lobuar atje dhe është zgjedhur një ndër 17 zv. presidentët. Është diçka normale për një parti politike që në 4 vitet e fundit ka qenë e izoluar dhe shumë për Berishën për t’i rritur moralin vetes dhe ndjekësve që i kanë mbetur për të thënë se strukturat në botë po na pranojnë. Por abuzimi ka qenë në pjesëm që thoshin se është nënkryetari i të gjithë partive të djathta në botë, që që nuk është e vërtetë se partitë konservatore janë të grupuara te IDU, e themeluar në Londër”, u shpreh ai. 

Një koment bëri edhe për zhvillimet e fundit nga SPAK, dhe goditjet që po jep ndaj zyrtarvë të lartë, së fundmi ndaj Belinda Balluku. Vokshi e quajti paradoks faktin që një kryetar opozite që thotë përditë se do të luftojë qeverinë, del edhe sulmon Prokurorinë e Posaçme kur duhet të dilte në mbështetje të saj për faktin se po heton dhe godet korrupsionin në nivele të larta. Sipas tij, PD duhet që ta kishte SPAK-un “aleat” për të goditur qeverinë.  

“Mendoj se duhet ta shfrytëzonte SPAK-un si aleat PD-ja. Se një parti nëse e ka identifikuar si kundërshtar partinë në pushtet, nuk mund të dalë edhe të thotë dhe akuzojë Prokurorinë se po godet partinë në pushtet. Është pozitë absurde, se nga njëra anë thua se qeveria është e korruptuar dhe kur çon në gjykatë ministrat e kësaj qeverie, del edhe thua se është organizatë kriminale. Por një parti duhet të mbajë një qëndrim të rregullt pro lgjit. E bën Berisha këtë se është vetë në hetim.  Dhe ka një lloj konflikt interesi”, shtoi Vokshi. 

Më tej, u ndal edhe tek një deklaratë e Ilir Alimehmetit lidhur me listën e anëtarësisë së PD. Vokshi tha se PD e ka pasur gjithmonë problem anëtarësinë fiktive. Ai bëri një koment thumbues teksa tha se të rinjtë e PD-së merren me probleme periferike, dhe godasin rrotull por jo Berishën. 

“PD e ka pasur gjithmonë problemin e anëtarësisë fiktive. Nuk është problem i ri, por është i ri personi që e thotë. Në një moment të caktuar ka pasur 104 mijë anëtarë, vetëm me familjet e tyre e merr pushtetin tre herë po të kesh anëtar aktiv. Ajo që unë nuk pëlqej te të rinjtë e PD është se merren me probleme periferike, godasin cilindo rrotull, poshtë zotit Berisha dhe nuk merren kurrë me zotin Berisha. Kjo tregon mungesë guximi e karakteri politik. Berisha është kryetar partie, vazhdon aty dhe nuk ka kundërshtar. Këta janë bërë klon të klonuar të disa politikanëve të vjetër që kanë qenë idhujtarë të zotit Berisha.”, u shpreh ai. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

28/10/2026

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

28/10/2026

Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

28/10/2026

Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

28/10/2026

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

28/10/2026

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

28/10/2026

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

28/10/2026

Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

28/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

28/10/2026

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

28/10/2026

SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

28/10/2026

Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

28/10/2026

E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

28/10/2026

Sulm me thika para ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori dhe plagoset polici

28/10/2026

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut
  • Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.