AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

PROFIL/ Kush është Marko Rubio, kandidati i parë hispanik për postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit

by SHT Media
23/11/2024
in Botë
6
0
PROFIL/ Kush është Marko Rubio, kandidati i parë hispanik për postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Senatorin republikan, Marco Rubio, për të drejtuar politikën e jashtme amerikane gjatë katër viteve të ardhshme të presidencës republikane. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, republikani Rubio ka përfaqësuar shtetin e Floridës në Senatin e Shteteve të Bashkuara që nga viti 2011 dhe shërben në komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe komisionin për Zbulimin.

Senatori Marco Rubio, 53 vjeç, është bir emigrantësh nga Kuba. Nëse konfirmohet nga Senati, ai do të bëhet i pari sekretar shteti me prejardhje hispanike. Zoti Rubio njihet për qëndrimet e ashpra ndaj regjimeve autoritare në Kubë, Nikaragua, Venezuelë dhe Kinë. “Ka treguar vendosmërinë për një sërë çështjesh, sigurisht edhe Kina mes tyre”, thotë analisti Michael O’Hanlon me Institutin Brookings.

Senatori Rubio ka thënë se Kina është në një linjë me Iranin, Korenë e Veriut dhe Rusinë kundër Shteteve të Bashkuara. Pas agresionit rus në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në vitin 2022, zoti Rubio ishte një mbështetës i zëshëm i Kievit. Kohët e fundit ai ka bërë thirrje për negociata për t’i dhënë fund konfliktit ndërsa në muajin prill votoi kundër një pakete ndihme prej 95 miliardë dollarësh.



“Qëllimi ynë, kur bëhet fjalë për Ukrainën, është që ta ndihmojmë në një mënyrë që nuk na shteron buxhetin, dhe nuk i dëmton aleancat tona në mbarë botën”, thotë zoti Rubio. Senatorët që do të votojnë për konfirmimin, pritet që të shqyrtojnë bindjet e tij mbi politikën amerikane, thotë për Zërin e Amerikës analisti Michael O’Hanlon.

“Nëse do ta braktisnim Ukrainën, diçka që Rubio nuk e thotë, por nëse Ukraina do të pësonte disfatë, kjo do të bënte që shumë aleatë në mbarë botën të shtronin pyetjen nëse ne do t’i mbështesim ata.” Tetë vjet më parë, zoti Rubio ishte një nga rivalët e zotit Trump në garën republikane për president. Në krye të Departamentit të Shtetit, zoti Rubio do të ishte përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Zëri i Amerikës bisedoi hulumtuesen e politikës së jashtme, Vilma Petrash, profesore në Kolegjin Miami-Dade. “Pavarësisht pritshmërive, duhet të jemi realistë. Shtetet e Bashkuara do t’i japin përparësi interesave të tyre mbi ato të pjesës tjetër të botës”, shprehet ajo.

Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, zoti Rubio ka qenë një mbështetës i fortë i Izraelit, në të njëjtën linjë me republikanin Trump. Senatori Rubio i ka bërë thirrje Izraelit që ta zhdukë Hamasin nga Gaza, ndërsa ka kundërshtuar armëpushimet, për të cilat ai thotë se do të mundësonin rigrupimin e Hamasit, që cilësohet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.