AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pritja e Xi Jinping për Trump, dalin fotot e tryezës së takimit

by Alb Times
19/11/2026
in Botë
6
0
Pritja e Xi Jinping për Trump, dalin fotot e tryezës së takimit

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Shenzhen me homologun e tij amerikan Donald Trump, që ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut.

Gjatë takimit, presidenti Xi u shpreh që, në disa muajt e fundit, ai dhe presidenti Trump kanë eksploruar së bashku mënyrën e duhur të bashkëjetesës së Kinës dhe ShBA-së si dy fuqi të mëdha, duke krijuar marrëdhënie konstruktive, strategjike e të qëndrueshme të bazuara mbi respektin, drejtësinë dhe barazinë midis të dy vendeve. Ruajtja e qëndrueshmërisë së marrëdhënieve Kinë-ShBA u ka sjellë popujve të të dy vendeve përfitime, duke i sjellë qëndrueshmëri dhe siguri botës.”

Xi Jinping theksoi në vijim që krijimi i marrëdhënieve konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme Kinë-ShBA është një nismë e pashoqe dhe pioniere, e cila kërkon guxim dhe veprime konkrete. Roli udhëheqës i diplomacisë së krerëve të shtetit Kinë-ShBA është i pazëvendësueshëm. Për të zgjatur prirjen e mirë të qëndrueshmërisë së marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, duhet të ndërmerren veprime për zbatimin e mendimeve unanime të arritura nga dy liderët. Duhet të zgjatet lista e bashkëpunimit dhe të shkurtohet lista e problemeve, ndërsa mosmarrëveshjet që nuk mund të zgjidhen përkohësisht, duhet të kontrollohen në mënyrë konstruktive, për të parandaluar përshkallëzimin e tyre. Për problemin e Tajvanit, pala amerikane duhet të këmbëngulë në bërjen e gjërave të duhura për të shmangur pengesat e mëdha në marrëdhëniet kino-amerikane. Në fushën ekonomiko-tregtare, të dy vendet duhet të forcojnë komunikimin e të trajtojnë shqetësimet e njëri-tjetrit, duke synuar arritjen e përfitimeve të përbashkëta. Bashkëpunimi dypalësh në fushat e kontrollit të drogës, të riatdhesimit të emigrantëve të paligjshëm dhe të luftës kundër mashtrimeve në telekomunikacion e në internet ka pasur rezultate të frytshme, u shpreh presidenti kinez, duke shtuar që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë sipas parimeve të respektit, drejtësisë dhe barazisë. Kina dhe ShBA-ja duhet të forcojnë koordinimin për të parandaluar rreziqet e sigurisë për sa i përket inteligjencës artificiale, me qëllim që të sigurohet vendosja e AI-së nën kontrollin e njerëzve.

Nga ana e tij, presidenti Donald Trump u shpreh se gjatë mbi 40 vjetëve pas vendosjes së lidhjeve diplomatike, marrëdhëniet ShBA-Kinë kanë pasur përparime të dukshme. Marrëdhëniet midis dy vendeve  në sektorët e tregtisë dhe të investimeve janë forcuar pandërprerë, ndërsa bashkëpunimi dypalësh në fusha të tilla si fentanili ka pasur rezultate. Dy palët duhet të ruajnë prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve ShBA-Kinë dhe të forcojnë bashkëpunimin në fushat e produkteve bujqësore, energjetikës, superinteligjencës etj., duke trajtuar në mënyrë të barabartë shqetësimet e njëri-tjetrit. ShBA-ja nuk e mbështet “pavarësinë e Tajvanit”, theksoi Trump. Ai e uroi Kinën për organizimin me sukses të Takimit të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut, duke theksuar që ShBA-ja dhe Kina janë të dyja fuqi të mëdha dhe duhet të drejtojnë dhe nxitin së bashku paqen dhe qëndrueshmërinë e botës.

Të dy palët ishin të mendimit që ky ishte një takim aktiv dhe konstruktiv dhe ranë dakord për hartimin e planit të veprimit për marrëdhëniet konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme, duke zbatuar mendimet unanime të arritura nga dy liderët, për të vendosur marrëdhëniet konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme midis Kinës dhe ShBA-së të bazuara mbi respektin, drejtësinë dhe barazinë.

Të dy krerët e shtetit shkëmbyen gjithashtu mendime për çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

26/11/2026

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

26/11/2026

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

26/11/2026

Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

26/11/2026

Kushner s’kursen superlativat për Putinin: Mjeshtër i politikës dhe figurë historike

26/11/2026

Berisha sulmon Ballën: “Taulant Bego Yarsi” është i implikuar në porositje vrasjesh, vendin e ka në qeli!

26/11/2026

LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

26/11/2026

Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

26/11/2026

Nga Intel te US Steel dhe Nvidia, interesat e Trump në kompanitë strategjike amerikane

26/11/2026

GJKKO dënon mamanë e Monika Kryemadhit! I pafajshëm babai i Erisa Xhixhos. Hiqet sekuestro e vilës

26/11/2026

VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

26/11/2026

Eksploziv në verandën e një banese në Lezhë, Policia jep detajet e para

26/11/2026

Analisti zbulon mesazhin e Ramës për deputetët pas dy largimeve: Mos harroni se…

26/11/2026

VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi

26/11/2026

Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh
  • Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.