• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Plani i Netanyahu për të zbrazur Gaza City: 60 mijë ushtarë për një milion të zhvendosur

08/08/2025
in Botë
Plani i Netanyahu për të zbrazur Gaza City: 60 mijë ushtarë për një milion të zhvendosur

Një milion palestinezë që kanë mbijetuar nën rrethim, dëbime dhe uri, pritet të dëbohen sërish nga Gaza City, qyteti kryesor i Rripit të Gazës. Sipas zyrtarëve ushtarakë afër qeverisë izraelite, plani i kryeministrit Benjamin Netanyahu për pushtimin gradual dhe total të territorit do të nisë nga Gaza City në veri dhe do të përhapet më pas në kampet refugjate në zonat qendrore.

Operacioni parashikon dy faza: fillimisht, dhënien e urdhrit për evakuimin e popullsisë nga Gaza City, ku jeton ende gjysma e banorëve, dhe më pas krijimin e “kampeve humanitare” me spitale dhe tendopola për të strehuar të zhvendosurit. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku mund të realizohen këto kampe, pasi pjesa e mbetur e Rripit është mbipopulluar dhe shkatërruar nga lufta.

Shtetet e Bashkuara, edhe pse kundërshtojnë aneksimin e Gazës, i kanë dhënë dorë të lirë Izraelit për operacionet ushtarake dhe kanë premtuar financim prej 1 miliardë dollarësh për zgjerimin e pikave të shpërndarjes së ndihmave humanitare në territor, nga 4 aktualisht në 16 brenda pak muajsh.

Pas evakuimit të Gazës së Veriut, ushtria izraelite planifikon një ofensivë të dytë në zonat qendrore për të zhvendosur popullsinë më në jug dhe për të zbatuar “migrimin vullnetar” që kërkojnë politikanët e krahut ekstrem të djathtë. Kjo përfshin edhe qytetin Deir el Balah, ende pjesërisht i papushtuar, ku dyshohet se ndodhen pengje, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun për civilët.

Lufta e re mund të zgjasë 4-5 muaj dhe do të përfshijë 4-5 divizione të ushtrisë izraelite, me rreth 60 mijë ushtarë të angazhuar, një betejë që zyrtarët e lartë e paralajmërojnë si një “Vietnam” për Izraelin për shkak të rrezikut të humbjeve të mëdha dhe rrezikut për jetën e pengjeve.

Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty kritikoi ashpër heshtjen e vendeve perëndimore, duke e quajtur tragjedinë në Gaza “njollë në ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar”.

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!