AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Pezullimi i Ballukut, Gjykata Kushtetuese vendos sot mbi ankimimin e qeverisë

by SHT Media
12/12/2025
in Kronikë
6
0
Pezullimi i Ballukut, Gjykata Kushtetuese vendos sot mbi ankimimin e qeverisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot, më 12 dhjetor, për të vendosur nëse do të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të madh të materialeve shoqëruese dhe agjendës së ngarkuar të gjykatës. Vendimi përfundimtar i trupës do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit.

Më 2 dhjetor, çështja u shqyrtua fillimisht nga një kolegj prej tre gjyqtarësh, Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, të cilët nuk arritën dakordësinë, me rezultatin 2 me 1. Për shkak të këtij qëndrimi të ndarë, dosja iu kalua Mbledhjes së Gjyqtarëve, ku tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të marrin një vendim me shumicë votash.

Kërkesa e kryeministrit Rama synon të zgjidhë mosmarrëveshjen e krijuar mes ekzekutivit dhe GJKKO-së lidhur me pezullimin nga detyra të Ballukut. Kryeministri argumenton se vendimi i Gjykatës së Posaçme cenon imunitetin kushtetues të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e përcaktuara nga Kushtetuta.

Paralelisht, vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku ka kundërshtuar vendimin. Më 26 nëntor ajo apeloi ndalimin për të dalë jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra, ndërsa më 2 dhjetor iu drejtua Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin e GJKKO-së.

Në reagimet e tij publike, kryeministri Rama ka theksuar se ankimi në Gjykatën Kushtetuese është një çështje institucionale, jo politike. Ai ka paralajmëruar se vendimi për pezullimin e zv/kryeministres ka krijuar pasoja serioze në funksionimin e ekzekutivit, duke përmendur edhe pamundësinë për të zëvendësuar drejtues të institucioneve kyçe si ARRSH dhe KESH, për shkak se kompetenca për këto emërime i takon ministrit përkatës.

Rama ka vlerësuar se masa e pezullimit është një “ndërhyrje e papranueshme në trupin e qeverisë” dhe përbën precedent të rrezikshëm për balancën mes pushteteve në vend.

Belinda Balluku u pezullua nga GJKKO më 20 nëntor, ndërsa iu ndalua dhe e drejta për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat e tenderit të tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim edhe për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.