• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Përplasen anijet kineze në Detin Jugor, po ndiqnin një patrullë filipinase

12/08/2025
in Botë
Përplasen  anijet kineze në Detin Jugor, po ndiqnin një patrullë filipinase

Një anije luftarake e Marinës kineze është përplasur me një mjet të Rojës Bregdetare të vet, gjatë ndjekjes së një anijeje patrullimi të Filipineve në Detin e Kinës Jugore. Ngjarja ndodhi pranë shkëmbinjve të kontestuar Scarborough Shoal, ku rojet bregdetare filipinase po shoqëronin mjete që shpërndanin ndihma për peshkatarët.

Pamjet e publikuara nga Manila tregojnë momentin e përplasjes, ku mjeti kinez i Rojës Bregdetare CCG 3104 bëri një manovër të rrezikshme dhe u godit me anijen luftarake kineze me numër 164. Sipas autoriteteve filipinase, përplasja shkaktoi dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të mjetit kinez, duke e bërë të papërshtatshëm për lundrim.

Më herët, anija filipinase BRP Suluan ishte sulmuar me ujë nga mjetet kineze, por arriti t’i shmangej. Pas përplasjes, pala kineze nuk iu përgjigj ofertës së ndihmës nga ekuipazhi filipinas. Pekini konfirmoi përplasjen, por tha se kishte ndërmarrë “masa të nevojshme” për të larguar mjetet e Filipineve.

Presidenti Ferdinand Marcos deklaroi se patrullat filipinase do të vijojnë të jenë të pranishme në zonë për të mbrojtur të drejtat sovrane të vendit, duke paralajmëruar gjithashtu rrezikun e përplasjes me Kinën për çështjen e Tajvanit.

Scarborough Shoal është një nga pikat më të nxehta të tensioneve mes dy vendeve që prej vitit 2012, ndërsa më shumë se 60% e tregtisë detare botërore kalon nëpër këto ujëra.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!