• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Përmbysja dramatike/ Partnerja e helmoi për t’i marrë paratë, trashëgimia prej 30 milionë dollarësh rezultoi mashtr

02/11/2023
in Botë
Përmbysja dramatike/ Partnerja e helmoi për t’i marrë paratë, trashëgimia prej 30 milionë dollarësh rezultoi mashtr

Një kthesë dramatike ndodhi me vdekjen e 51-vjeçarit, i cili u helmua nga gruaja e tij në SHBA, vetëm pak orë pasi ai mësoi se ishte përfitues i një trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.

Helmimi i Steven Edward Riley Jr nga partnerja e tij 47-vjeçare, Thea Kenoyer, dyshohet se është bërë me një kimikat të përdorur në antifriz, të cilin ajo ia dha përmes ushqimit një ditë përpara se 51-vjeçari të takohej me avokatin, i cili do ta informonte për trashëgiminë.

Por sipas djalit 21-vjeçar të viktimës, Ryan, “trashëgimia” ishte një mashtrim. Ai tha për “New York Post” se babai i tij kishte marrë një e-mail nga një person që pretendonte se ishte avokat i një të afërmi, i cili i kërkoi atij të takohej në një aeroport për të nënshkruar dokumentet e pretenduara të trashëgimisë.

“Ai nuk dyshoi për asgjë para se të shkonte në aeroport, por ishte i sigurt se i kishte trashëguar paratë që do të merrte nga avokati i supozuar”, tha djali 21-vjeçar i viktimës. “Por ‘avokati’ nuk u shfaq kurrë. Ishte një mashtrim. Ai ishte dikush që e bindi babanë tim se gjithçka ishte e vërtetë”, shtoi ai.

Sipas tij, babai i tij kishte planifikuar të blinte tokë, një pjesë të së cilës do t’ua jepte dy fëmijëve të tij dhe më pas donte të hapte një dyqan.

Vlerësimi i 21-vjeçares është se edhe Kenoyer e kishte besuar mashtrimin dhe ky ishte motivi i saj për vrasjen e tij. “Ata nuk ishin shumë të lumtur dhe babai im kishte kohë që mendonte të hiqte dorë nga ajo. Ajo nuk kishte punuar kurrë dhe ishte si shushunja. Ai ishte gjithmonë i mërzitur që ajo nuk bënte asgjë”.

Sipas dosjes së çështjes, Kanoyer u tha oficerëve se ajo kishte të drejtë në pasurinë e Riley dhe planifikoi të ndajë 30 milionë dollarët me djalin e tij.

Riley dha frymën e fundit në spital ku u dërgua një ditë pasi u helmua, me vlerësimin fillestar që vdekja e tij ishte shkaktuar nga arresti kardiak, por një autopsi tregoi se ai kishte qenë viktimë e helmimit.

Oficerët që kontrolluan shtëpinë e çiftit gjetën një shishe me antifrizin, të përdorur në helmim, ndërsa gjurmët e substancës u gjetën në një shishe birre dhe një filxhan plastik të zbuluar në garazh./Liberale.al

Më të lexuarat

  • Denoncimi nga protesta: “Argita Berisha dhe familja e saj më vodhën pronën në Divjakë”

    Denoncimi nga protesta: “Argita Berisha dhe familja e saj më vodhën pronën në Divjakë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO / Gazetari i çjerr maskën e hipokrizisë Agron Shehajt

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hita i ndryshon “fytyrën” policisë, rreth 65 emërime drejtorësh dhe shefa komisariatesh; ja lëvizjet e fundit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Memorandumi: jo paqe, por një luftë e pezulluar me një Teheran më të fuqishëm!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kasafortë me euro dhe ora diamandi, Dritan Agollit të FSHZH i vjedhin shtëpinë, nuk bën denoncim, një skemë korrupsioni me Bashkim Ulajn që sfidon SPAK-un

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më duhen 20 mijë euro në muaj’, Dea Vieri shpall Ramën armik përjetë, Rizarta Hoxha mëson emrin e Presidentit. Dea Mishel bën zbulimin: Jam budallaqe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dikush t’i mbyllë Instagram-in, pikë!”/ Rogerti ‘godet’ deputeten Marjana Koçeku pasi deklaroi k*rcënimin nga Bajrajt

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Me 84 vota pro, miratohet amnistia penale! Rama në Kuvend! Pas bllokimit të foltores, opozita mungon në sallë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Foto/ Kryemadhi nxjerr mesazhet me Ramën: Na bashkon shija, shija dhe shija! Është çudi më vete

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!